Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Dy ditë në luftë me vdekjen, 50-vjeçari shqiptar VDES në duart e mjekëve grekë, u plagos në kokë pas shpërthimit të rafinerisë (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
Dy ditë në luftë me vdekjen, 50-vjeçari shqiptar VDES
 

Një lajm i trishtë ka mbërritur pasditen e kësaj të diele nga Greqia pasi raportohet se 50-vjeçari shqiptar Dorian Hysa, i cili mbeti i lënduar pas shpërthimit të ndodhur në fabrikat e “Motor Oil” në Agioi Theodoroi në Greqi, ka ndërruar jetë.

Mediat greke raportojnë se Hysa ka ndërruar jetë rreth orës 13:00 të së dielës. Ai ishte i intubuar në gjendje jashtëzakonisht kritike në Spitalin e Përgjithshëm “Thriasio” të Elefsinës, pasi kishte pësuar lëndime të rënda në kokë.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta mbajtur në jetë, ai fatkeqësisht mësohet se mbylli sytë përgjithmonë mesditën e sotme,  duke e çuar bilancin tragjik të aksidentit në dy të vdekur.

Viktima e parë e tragjedisë së ndodhur ishte 43-vjeçari Robert Cakaj, po me origjinë shqiptare, i cili u transferua në Njësinë e Djegieve në Thriasio dhe vdiq në spital më 9 tetor.

Sakaq, bëhet me dije se autoritetet greke kanë thelluar hetimet në lidhje me shkeljen e normave të sigurisë në punë gjatë kryerjes së proceseve të mirëmbajtjes në rafineri.

Policia greke ka vënë në pranga tre drejtues të kompanisë “Motor Oil”, të cilët në sajë të hetimeve të kryera për zbardhjen e plotë të ngjarjes, u shpallën përgjegjës të drejtpërdrejtë për mbikëqyrjen e zbatimit të projektit dhe kontrollin e masave mbrojtëse në ambientet e punës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese