Shpërthimi në rafinerinë greke, humb jetën edhe punëtori i dytë shqiptar! 4 të arrestuar

11 Tetor 2026 | 15:37

Ka ndërruar jetë edhe shqiptari tjetër i cili u plagos rëndë pak ditë më parë pas një shpërthimi në një rafineri në Greqi. 50-vjeçari, Dorian Hysa mori plagë të rënda dhe nuk arriti t’iu mbijetonte plagëve. Nga kjo ngjarje ka ndërruar jetë edhe 43-vjeçari Robert Cakaj.

Lidhur me ngjarjen, policia ka nisur hetimet për masat e sigurisë gjatë punimeve të mirëmbajtjes. Autoritetet gjithashtu kanë arrestuar 4 persona të cilët ishin të përfshirë drejtpërdrejt në mbikëqyrjen e projektit kontrovers.

Konkretisht, ata janë një kryepunëtor 36-vjeçar, një menaxher i Departamentit të Shëndetit dhe Sigurisë dhe një operator projekti. Këto 3 arrestime vijnë pas arrestimit të kontraktorit të punishtes së jashtme, i cili po kryente punime brenda rafinerisë në kohën e aksidentit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Popullariteti i Macron arrin nivelin më të ulët që nga viti 2017, Bardella dhe Le Pen gjithashtu “humbasin terren”

Shtatë muaj para përfundimit të mandatit të tij të dytë, popullariteti i Emmanuel Macron ka rënë në nivelin më të ulët që kur ai hyri...
15:16 | 11/10/2026

Dadiç tha se flamuri serb do valvitet në Prizren, reagon ish-ministri gjerman: Kjo do të thotë luftë, BE të ndërpresë fondet

Michael Roth, ish-ministër shteti për Europën në Ministrinë e Jashtme gjermane dhe ish-kryetar i Komisionit për Çështjet e Jashtme në Bundestag, ka reaguar ashpër ndaj...
13:30 | 11/10/2026

Von der Leyen dënon sulmin në Riad: Po e shtyn rajonin drejt një spiraleje dhune

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka dënuar sulmin e Huthëve ndaj aeroportit të Riadit, ku humbën jetën 12 persona dhe mbi 300...
11:59 | 11/10/2026