web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shpërthimi i rafinerisë në Greqi/ Ndërron jetë edhe shqiptari tjetër

11 Tetor 2026, 15:26, Kronika CNA

Shpërthimi i rafinerisë në Greqi/ Ndërron jetë edhe

Ka ndërruar jete edhe punëtori i dytë shqiptar që mbeti i lënduar pas shpërthimit të një rafierie në Greqi.

Shqiptari u intubua dhe ishte në gjendje jashtëzakonisht kritike në Spitalin e Përgjithshëm "Thriasio" të Elefsinës, pasi kishte pësuar lëndime të rënda në kokë.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta mbajtur në jetë, ai nuk iu mbijetoi plagëve të marra  , duke e çuar numrin tragjik të të vdekurve në dy.

Ngjarja ndodhi pasditen e së premtes, sipas mediave greke, gjatë punimeve të përgjithshme të mirëmbajtjes së rafinerisë në shkëmbyesit e nxehtësisë në njësinë U – 607, ndoshta për shkak të pranisë së gazrave.





Lajmet e fundit nga