Flash

Penallti e përsëritur, por pritja e Gurit nuk mjafton: Egnatia ‘shëtit’ në Laç me Loukili e Diabate

Egnatia merr tri pikë të rëndësishme në transfertë, duke mposhtur Laçin me rezultatin 2-0 në përballjen e vlefshme për javën e gjashtë të “Abissnet Superiore”.

Lapsi.al 11 October 2026

Penallti e përsëritur, por pritja e Gurit nuk mjafton: Egnatia

Egnatia merr tri pikë të rëndësishme në transfertë, duke mposhtur Laçin me rezultatin 2-0 në përballjen e vlefshme për javën e gjashtë të “Abissnet Superiore”. Skuadra rrogozhinase e zgjidhi ndeshjen në dhjetë minutat e fundit, duke shfrytëzuar momentet vendimtare për të siguruar një fitore që ndikon drejtpërdrejt në garën për kreun e renditjes.

Takimi në Kurbin ishte i ekuilibruar për një pjesë të mirë të lojës, me të dyja skuadrat që nuk arritën të gjenin rrugën e rrjetës në 45 minutat e para. Megjithatë, në fraksionin e dytë, Egnatia rriti presionin dhe gjeti zgjidhjen në fund, duke u larguar me pikë të plota nga një transfertë delikate.

Loukili zhbllokon rezultatin nga pika e bardhë

Momenti që ndryshoi rrjedhën e takimit erdhi në minutën e 81’, kur Loukili arriti të shënonte në topin e rikthyer nga portieri, pasi gaboi nga pika e bardhë e penalltisë, duke i dhënë avantazhin Egnatias. Megjithatë, episodi i penalltisë pati edhe një zhvillim të veçantë: sulmuesi kishte shënuar fillimisht në minutën e 75’, por pas rishikimit të situatës u vendos që goditja nga pika e bardhë të përsëritej.

Në tentativën e radhës, Loukili ishte me fat se topi i ndalur nga Guri u kthye në këmbët e tij dhe pastaj ishte një lojë fëmijësh për të zhbllokuar ndeshjen, në një moment kur koha e rregullt po shkonte drejt fundit. Goli i dha Egnatias mundësinë të administronte më mirë minutat e mbetura dhe të kërkonte hapësirat për të mbyllur përfundimisht llogaritë e ndeshjes.

Diabate vulos suksesin në minutën e 89’

Laçi u përpoq të reagojë, por Egnatia goditi sërish në fund. Në minutën e 89’, Diabate shënoi golin e dytë, duke vulosur fitoren 2-0 dhe duke i dhënë fund shpresave të vendasve për të marrë pikë nga kjo përballje.

Për rrogozhinasit, dy golat e realizuar në fazën përmbyllëse të takimit konfirmuan rëndësinë e efikasitetit në momentet vendimtare. Pavarësisht se ndeshja mbeti e hapur për një kohë të gjatë, Egnatia arriti ta konkretizojë epërsinë e saj në fund, duke siguruar një triumf me peshë në kampionat.

Egnatia afrohet me Teutën, Laçi mbetet me shtatë pikë

Kjo fitore i shërben Egnatias për të ngushtuar diferencën me Teutën kryesuese. Skuadra rrogozhinase e ul në vetëm një pikë distancën nga kreu, duke mbajtur të hapur garën për pozitat e para të klasifikimit.

Në krahun tjetër, Laçi nuk arrin të përfitojë nga fusha e vet dhe mbetet në kuotën e shtatë pikëve, duke u pozicionuar në vendin e pestë. Për kurbinasit, humbja erdhi pas një ndeshjeje që u vendos vetëm në minutat e fundit, ndërsa Egnatia largohet nga Kurbin me tri pikë që mund të rezultojnë të rëndësishme në vazhdimësinë e sezonit.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI