BOTA, 11 October 2026, 15:11

Kamioni përplaset me autobusin e turistëve në Turqi, humbin jetën të paktën 11 persona, plagosen 27 të tjerë

Kamioni përplaset me autobusin e turistëve në Turqi, humbin

E diela e 11 tetorit është përgjakur nga një aksident i rëndë rrugor në perëndim të Turqisë, ku një kamion rimorkio është përplasur me një autobus turistik, duke shkaktuar një bilanc tragjik njerëzor.

Ngjarja e rëndë u regjistrua në rrugën kryesore të lagjes Akhisar në qarkun e Manisës. Sipas raportimeve zyrtare të autoriteteve vendore, nga përplasja e fortë kanë humbur jetën të paktën 11 persona, ndërsa 27 të tjerë kanë mbetur të plagosur me shkallë të ndryshme dëmtimesh.

Menjëherë pas alarmit të dhënë, në vendngjarje u nisën dhjetëra autoambulanca, forca të shumta policore si dhe ushtri të shërbimit zjarrfikës për të bërë të mundur nxjerrjen e udhëtarëve të bllokuar mes gërmadhave të autobusit.

Të plagosurit u transportuan me urgjencë drejt spitaleve më të afërta të rajonit të Manisës, ku disa prej tyre ndodhen në gjendje kritike për jetën.

 

Nga ana e saj, Policia turke ka nisur hetimet e plota për të zbardhur shkaqet dhe dinamikën e këtij aksidenti të rëndë që mori jetën e 11 personave.