Përmbyset një anije në afërsi të Xhibutit, OKB: 139 emigrantë të vdekur dhe 84 të zhdukur

11 Tetor 2026 | 15:53

Organizata Ndërkombëtare për Migracionin e OKB-së ka bërë me dije se 139 emigrantë humbën jetën pasi një varkë u përmbys në brigjet e Xhibutit më herët këtë javë. Gjithashtu shtoi se 84 të tjerë ende rezultojnë të zhdukur.

Anija mbante 305 persona nga Xhibuti në Jemen kur u mbyt pranë Guhere, në veri të qytetit të Obock, sipas IOM-it. Incidenti ndodhi natën e 8-9 tetorit.

Numri i të vdekurve u rrit nga 109 pasi u gjetën 30 trupa të tjerë. Midis 109 trupave të gjetur fillimisht, 52 ishin burra, 42 ishin gra dhe 15 ishin fëmijë, përfshirë nëntë vajza dhe gjashtë djem, tha IOM në një deklaratë të mëparshme, duke shtuar se më shumë se 80 persona kishin mbijetuar nga mbytja e anijes – të gjithë shtetas etiopianë.

Operacionet e kërkim-shpëtimit janë duke vazhduar, dhe IOM-i dhe autoritetet lokale po ofrojnë ndihmë për të mbijetuarit.

Sipas IOM-it, dhjetëra mijëra emigrantë udhëtojnë nga Briri i Afrikës përmes Xhibutit çdo vit, ndërsa synojnë të kalojnë Ngushticën Bab el-Mandeb për në Jemen dhe përfundimisht të arrijnë në vendet e Gjirit.

“Varfëria, pasiguria dhe ndikimet në rritje të ndryshimeve klimatike i shtyjnë shumë njerëz të ndërmarrin këtë udhëtim, pavarësisht paqëndrueshmërisë në rritje në të gjithë Lindjen e Mesme”, tha IOM.

Në mars, një tjetër anije e mbytur në brigjet e Xhibutit la nëntë emigrantë të vdekur dhe 45 të tjerë të zhdukur, ndërsa ata përpiqeshin të kalonin për në Jemen.

“Që nga 10 shtatori, më shumë se 20,000 lëvizje hyrëse drejt Xhibutit nga Etiopia janë vërejtur nga Matrica e Gjurmimit të Zhvendosjes e IOM-it”, shtoi IOM të dielën.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Evropianët mbështesin Zelenskyn pas vendimit të Trumpit, teksa Rusia e Ukraina këmbejnë sulme

Udhëheqësit evropianë e kanë ritheksuar mbështetjen e tyre për presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, pas vendimit të presidentit amerikan, Donald Trump, për t’i lehtësuar kufizimet...
15:43 | 11/10/2026

Trump: SHBA mund t’iu bashkohet sulmeve saudite ndaj rebelëve Huthi

Aeroporti ndërkombëtar i Riadit mbeti i mbyllur të dielën, një ditë pasi një sulm vrau 12 persona. Ndërkohë presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha se...
15:22 | 11/10/2026

Popullariteti i Macron arrin nivelin më të ulët që nga viti 2017, Bardella dhe Le Pen gjithashtu “humbasin terren”

Shtatë muaj para përfundimit të mandatit të tij të dytë, popullariteti i Emmanuel Macron ka rënë në nivelin më të ulët që kur ai hyri...
15:16 | 11/10/2026