Egnatia mposht Laçin në transfertë, kampionët vendosin gjithçka me dy gola në fund

Egnatia mposht Laçin 2-0, Loukili dhe Diabate vulosin fitoren në fund të ndeshjes

Pas një pjese të parë pa gola, Egnatia arriti të fitojë 2-0 në transfertë ndaj Laçit, në ndeshjen e javës së gjashtë të Kategorisë Superiore. Vendasit iu afruan golit në fillim të pjesës së dytë, por dy goditje të tyre u ndalën nga shtylla.

Në minutën e 72-të, Egnatia fitoi një penallti pas një ndërhyrjeje ndaj Grudës. Loukili gaboi fillimisht nga pika e bardhë, pasi u ndal nga portieri Guri, por shënoi pas përsëritjes së 11-metërshit në minutën e 80-të.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nëntë minuta më vonë, Diabate dyfishoi rezultatin pas asistimit të Grudës, duke siguruar fitoren e kampionëve në transfertë. Në minutat shtesë, Diabate pati një tjetër mundësi për të shënuar, por goditja e tij përfundoi jashtë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me këtë sukses, Egnatia merr tri pikë të rëndësishme në javën e gjashtë, ndërsa Laçi mbetet me keqardhjen për rastet e shpërdoruara.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?