AKTUALITET /

Fatura 22 mijë paund për secilin, shqiptarët të parët për dëbimet nga Anglia për të pestin vit radhazi

Shkruar nga Versus

Fatura 22 mijë paund për secilin, shqiptarët të parët

Shqiptarët renditen sërish të parët për dëbimet nga Anglia duke lënë pas indianët, rumunët, brazilianët dhe polakët për të pestin vit radhazi.

Statistikat tregojnë se për periudhën Tetor 2025-Tetor 2026 janë dënuar 2,247 shqiptarë la leje qëndrimi.

Pothuajse shumica e 2,247 të dëbuarve shqiptarë,  janë persona të cilët kanë qenë të dënuar për vepra të ndryshme penale, të cilët pasi kanë kryer 40% të dënimeve të marra, me avionë të posaçëm janë kthyer në Shqipëri.

80% e tyre thotë Home Office ishin të dënuar si të përfshirë në shitjen e Kokainës.

Një tjetër e dhënë nga Home Office tregon se “shtetasit shqiptarë përbëjnë grupin më të madh për nga shtetësia në mesin e personave të kthyer në kuadër të procedurave të lidhura me azilin, duke zënë  një të katërtën (24% ose 2,831 persona) të të gjitha kthimeve të tilla  deri në mars 2026.

Gjatë vitit 2022 mbërritën me gome në Angli duke kaluar Kanalin e Lamanshit mbi 12 mijë shqiptarë.

Home Office thotë se gjatë vitit 2025,  53% e totalit të personave mbërritur me gomone tashmë të dëbuar janë shqiptarë. Sipas gazetës The Telegraph, dëbimi me një avion privat të tipit Airbus 321,  i 47 shqiptarëve i ka kushtuar Home Office 22.000 stërlina për secilin prej këtyre 47 personave. Versus.al

Poll