“Rusët po përgatisin atentate në Europë”, Financial Times ngre alarmin: Rrjet agjentësh “për vrasje me porosi”
Marrëveshja për naftën ruse ka trazuar edhe vetë republikanët e Donald Trumpit në SHBA.
Një prej tyre, Brian Fitzpatrick e bëri të qartë se synon ta detyrojë Dhomën e Përfaqësuesve të votojë për një projektligj që e ndalon blerjen e naftës nga Rusia, duke kundërshtuar vendimin e presidentit Donald Trump për lehtësimin e kufizimeve ndaj eksporteve ruse të naftës bruto. Fitzpatrick, bashkëkryesues i Grupit të Dhomës së Përfaqësuesve për Ukrainën, njoftoi se ka në plan ta paraqesë projektligjin dypartiak “Ronald Reagan: Paqe përmes Forcës”, me mbështetjen e ligjvënësit republikan Don Bacon.
Përmes një peticioni me të paktën 218 firma, nisma mund të çohet në votim pa miratimin e komisionit përkatës apo të udhëheqjes së Dhomës. Megjithatë, ajo përballet me kufizime kohore dhe do të duhej të miratohej edhe nga Senati. Disa republikanë, përfshirë Michael Mçaulin dhe senatoren Lisa Murkoëski, paralajmëruan se lehtësimi i sanksioneve do të dobësonte trysninë ndaj presidentit rus, Vladimir Putin, dhe do të financonte makinerinë e luftës së Kremlinit.
Ata i kërkuan Trumpit të përdorë kompetencat për vendosjen e tarifave ndaj blerësve të mëdhenj të energjisë ruse, të parashikuara në ligjin e miratuar në shtator për sanksionet ndaj Rusisë dhe Iranit. Edhe demokratët kërkuan zbatimin e ligjit të vitit 2022 që ndalon importet e naftës ruse në SHBA, përveç rasteve kur Rusia plotëson kushte të caktuara, përfshirë tërheqjen nga Ukraina dhe respektimin e sovranitetit të saj.
Ish-zyrtari amerikan Tom Malinoëski u bëri thirrje udhëheqësve demokratë që të përdorin procedurat e përshpejtuara për ta kundërshtuar vendimin e administratës Trump.
Top Channel