Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Eliminuan Nikulajn në derë të biznesit të tij, Gjykata Supreme e Anglisë pritet t'i japë "dritë jeshile" ekstradimit të Edmond Haxhisë dhe 4 britanikëve (DATA)

Shkruar nga Newsbomb
Eliminuan Nikulajn në derë të biznesit të tij, Gjykata
Ardian Nikulaj, ekzekutimi i tij në lokal

Është caktuar data kur Gjykata Supreme e Anglisë pritet të shqyrtojë kërkesën e bërë nga Shqipëria për ekstradimin e pesë autorëve të dyshuar në vrasjen e biznesmenit lezhjan Ardian Nikulaj, ngjarje e ndodhur në prill të vitit 2023.

Burime për gazetarin Muhamed Veliu kanë bërë me dije se pritet që më 10 Mars të 2027 të shqyrtohet apelin e kërkuar nga autoritetet shqiptare.

Palë këtë proces janë Edmond Haxhia, Thomas Mithan, Harriet Bridgeman, Harry Simpson dhe Steven Hunt të shpallur në kërkim nga Prokuroria e Lezhës.

Si ndodhi vrasja e Ardian Nikulajt:

Ardian Nikulaj, biznesmeni lezhian u vra në prill të vitit 2023. Ai ndodhej i ulur brenda lokalit të tij, në momentin kur shtetasi portugez, Ruben Saraiva, i maskuar me skafandër, hyri brenda dhe e qëlloi disa herë me armë zjarri, duke e lënë të vdekur në vend.

Sipas hetimeve, urdhërues i vrasjes dyshohet se ishte Edmond Haxhia, i cili në bashkëpunim me shtetas të huaj kishte vëzhguar për ditë me radhë lëvizjet e Nikulajt, duke monitoruar edhe hotelin ku ai qëndronte, me qëllim përcaktimin e momentit të ekzekutimit.

Pas kryerjes së krimit, disa prej autorëve u larguan nga Shqipëria përmes aeroportit të Rinasit, ndërsa të tjerë përdorën rrugë tokësore drejt Greqisë. Megjithatë, ata u arrestuan brenda një kohe të shkurtër, njëri pas tjetrit.

Portugezi Ruben Saraiva është gjetur fajtor për vrasje dhe ndaj tij është caktuar masa e sigurisë dënuar me burg përjetë.

Në këto rrethana, republika e Shqipërisë ka bërë kërkesë Sekretarit të Shtetit për ekstradim, në të cilën mësohet se janë cituar të njëjtat dispozita të Kodit Penal shqiptar: “Vrasja për shkak të gjakmarrjes”, sipas nenit 78/a, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”, sipas nenit 278/1, në lidhje me përkufizimin e bashkëpunimit në kryerjen e veprës penale, sipas nenit 25 të Kodit Penal shqiptar.

Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor të ekstradimit, kërkesat synonin ekstradimin e personave për t’u ndjekur penalisht për veprën penale të “Vrasjes me paramendim”, sipas nenit 78 të Kodit Penal shqiptar, në lidhje me nenin 25.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese