11 Tetor 2026, 16:09
Nga DOSJA
LAC - Kampionët nuk falin në transfertë! Egnatia mposht Laçin në minutat e fundit, dy gola "flasin" rrogozhinasit
Egnatia ka siguruar një fitore me vlera të mëdha në transfertën e vështirë të Laçit, duke triumfuar me rezultatin e pastër 2-0 në takimin e vlefshëm për javën e 6-të të Kategorisë Superiore. Edhe pse kurbinasit patën shanset e tyre dhe u ndalën dy herë nga shtylla, kampionët e vendit treguan klasin dhe efikasitetin në momentet vendimtare të ndeshjes.
Pjesa e parë u karakterizua nga një lojë e ekuilibruar, ku të dyja skuadrat kërkuan portën por pa mundur të konkretizojnë. Madje, fraksioni i dytë nisi me shok për rrogozhinasit, teksa Laçi iu afrua mjaftë pranë avantazhit, por u ndëshkua nga shtylla pas goditjes së Nergutit dhe tentativës së Bibos (devijuar nga Sota).
Kur sfida po shkonte drejt një barazimi pa gola, Egnatia fitoi një penallti në minutën e 72-të pas një ndërhyrjeje ndaj Grudës. Ekzekutimi i parë i Loukilit u ndal nga portieri Guri, por pas përsëritjes së 11-metërshit, sulmuesi nuk gaboi duke kaluar kampionët në avantazh në minutën e 80-të.
Pa i lënë kohë vendasve të reagonin, rrogozhinasit vulosën gjithçka në minutën e 89-të, kur Diabate shfrytëzoi më së miri një asist të Grudës për të shënuar golin e dytë dhe për të mbyllur llogaritë e ndeshjes. Me këtë tri-pikësh, Egnatia tregon se mbetet një pretendente kryesore, ndërsa Laçi mbetet me pengun e rasteve të shpërdoruara.
B.T (Dosja.al)
Sport
11 Tetor 2026, 15:53
TIRANË – Prej vitesh, federatat sportive në Shqipëri, nga futbolli te basketbolli, kanë kërkuar me ngulm miratimin e një k...
Sport
11 Tetor 2026, 15:05
TIRANE - Derbi i kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës është kryefjala e futbollit shqiptar këtë të diel, por atmosfera &eum...
Sport
11 Tetor 2026, 15:01
SPANJE - Federata Spanjolle e Futbollit ka bërë publike audion e komunikimit mes arbitrave të dhomës së VAR-it dhe gjyqtarit kryes...
Sport
11 Tetor 2026, 12:07
TIRANE - Tef Prela është një emër që lidhet me një periudhë të rëndësishme të historisë së ar...
Sport
11 Tetor 2026, 12:00
SPANJE - Trajneri i Getafes, Jose Bordalas, e ka mbështetur Lamine Yamal për të fituar “Topin e Artë”, duke lavdëruar aft...
Sport
11 Tetor 2026, 11:47
PORTUGALI - E ardhmja e Cristiano Ronaldos me kombëtaren portugeze mund të marrë një kthesë të re. Në një moment kur m...
Sport
11 Tetor 2026, 11:33
ANGLI - Çështja e 115 akuzave për shkelje të dyshuara të rregullave financiare ndaj Manchester Cityt vazhdon të mbajë n&e...
Sport
11 Tetor 2026, 11:25
ITALI - Milani i Ruben Amorimit përgatitet për sfidën e radhës në Serie A ndaj Sassuolos, në kuadër të javës s&eu...
Sport
11 Tetor 2026, 11:07
SPANJE - Bernardo Silva po përjeton një nga periudhat më të çuditshme të karrierës së tij. Mesfushori portugez, i ci...
Sport
11 Tetor 2026, 10:55
SPANJE - Real Madridi u rikthye te fitoret në La Liga, duke mposhtur Villarrealin me rezultatin 1-0, por ndeshja u shoqërua edhe me një episod ...