11 Tetor 2026, 15:49
Nga G.M
Christa Pike
SHBA- Christa Pike, e dënuara me vdekje në shtetin amerikan të Tennessee-t, është larguar nga spitali dhe është rikthyer në burg, 10 ditë pasi tentativa për ekzekutimin e saj me injeksion vdekjeprurës dështoi. 50-vjeçarja do të vijojë të marrë kujdes mjekësor në institucionin penitenciar, ndërsa rikuperimi i saj mbetet në vëmendjen e ekipit ligjor.
Mediat e huaja bëjnë me dije se, tentativa e ekzekutimit u zhvillua më 30 shtator, por procedura nuk përfundoi siç ishte parashikuar. Pike mori dy doza të substancës së përdorur për ekzekutimin dhe më pas u dërgua në spital në gjendje kritike. Për disa ditë, avokatët e saj kishin frikë se ajo nuk do të mbijetonte, por më vonë ajo rifitoi vetëdijen dhe nisi të komunikonte.
Pas daljes nga spitali, ajo është transferuar në qendrën e rehabilitimit Debra K. Johnson, ku mbahej prej rreth 30 vitesh. Sipas mbrojtjes, ajo do të vazhdojë trajtimin mjekësor, ndërsa pasojat shëndetësore të ngjarjes mund të kërkojnë një periudhë të gjatë rikuperimi. Rasti ka ngritur pikëpyetje serioze mbi procedurat e ekzekutimit në Tennessee.
Autoritetet nuk kanë dhënë ende një shpjegim të plotë për dështimin, ndërsa një gjykatës ka urdhëruar ruajtjen e të gjitha provave që lidhen me tentativën, përfshirë materialet që mund të ndihmojnë në sqarimin e asaj që ndodhi. Pas incidentit, guvernatori i Tennessee-t, Bill Lee, pezulloi ekzekutimet e tjera për pjesën e mbetur të vitit 2026, në pritje të një shqyrtimi të pavarur. Ndërkohë, drejtuesi i sistemit të burgjeve të shtetit dha dorëheqjen. Christa Pike u dënua me vdekje për vrasjen e Colleen Slemmer, 19 vjeçe, në vitin 1995, kur Pike ishte 18 vjeçe.
Ajo do të ishte gruaja e parë e ekzekutuar në Tennessee në më shumë se dy shekuj. Pas dështimit të ekzekutimit, avokatët e saj kanë kërkuar sërish që dënimi me vdekje të zëvendësohet me burgim të përjetshëm pa mundësi lirimi me kusht. Deri më tani, autoritetet nuk kanë bërë të ditur nëse do të ketë një tentativë tjetër ekzekutimi. Ngjarja ka rikthyer debatin mbi procedurat e ekzekutimit dhe përgjegjësinë e autoriteteve, ndërsa hetimet pritet të hedhin më shumë dritë mbi shkaqet e dështimit./Dosja.al
christa pike
Bota
11 Tetor 2026, 15:43
G.M
Foto ilustruese
ARABIA SAUDITE- Etihad Airways dhe flydubai po anulojnë fluturimet e reja për në Arabinë Saudite, ndërsa ndër...
Bota
11 Tetor 2026, 15:37
G.M
Andy Burnham
ANGLI- Kryeministri britanik Andy Burnham ka deklaruar se Rusia ndërhyri në referendumin e vitit 2016 për daljen e Mbret&e...
Bota
11 Tetor 2026, 15:06
G.M
Disa ligjvënës republikanë po e kundërshtojnë marrëveshjen e presidentit Donald Trump me Rusinë për naftën (dizel...
Bota
11 Tetor 2026, 14:49
G.M
Pasojat e sulmeve ruse në rajonin e Donjeckut në Ukrainë, 11 tetor 2026.
Udhëheqësit evropianë e kanë ritheksuar mbë...
Bota
11 Tetor 2026, 14:51
E.d
Foto ilustruse
JEMEN- 109 migrantë, mes tyre 15 fëmijë, kanë humbur jetën dhe më shumë se 116 të tjerë rezulto...
Bota
11 Tetor 2026, 14:30
E.d
Kimberly Guilfoyle
SHBA- Ambasadorja e SHBA-së në Greqi po përballet me akuza se i kërkoi një donatori të paguante faturë...
Bota
11 Tetor 2026, 13:49
E.d
Volodymyr Zelenskyy dhe Donald Trump
UKRAINA- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy po akuzon presidentin amerikan, Donald Trump se po përdor bisedi...
Bota
11 Tetor 2026, 13:28
E.d
Papa Leo XIV
ITALI- Papa Leo XIV do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në ditët në vijim, për heqjen e ...
Bota
11 Tetor 2026, 13:00
E.d
Kaja Kallas
BRUKSEL - Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka kundërshtuar pezullimin e sanksioneve ndaj ...
Bota
11 Tetor 2026, 12:46
E.d
Donald Trump
SHBA- Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka nisur një hetim ndaj disa rrjeteve televizive për vendimin e tyre pë...