Të paktën 135 migrantë, përfshirë 15 fëmijë, kanë vdekur ndërsa më shumë se 116 të tjerë janë shpallur të zhdukur pas mbytjes së një anijeje që po transportonte rreth 350 persona nga Xhibuti drejt Jemenit.
Të lidhura
None found
Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) njoftoi të dielën për ngjarjen, duke u bazuar në rrëfimet e personave që i mbijetuan incidentit.
Sipas të dhënave të IOM-it, anija u përmbys gjatë natës mes 8 dhe 9 tetorit, në afërsi të zonës Guhere, në veri të qytetit portual Obock, në Xhibuti.
Mbi 80 persona mundën të shpëtonin nga fundosja. Raporti i organizatës thekson se të gjithë të mbijetuarit janë shtetas të Etiopisë.
Një përfaqësues i qeverisë etiopiane nuk reagoi menjëherë ndaj kërkesës për koment mbi tragjedinë.
Incidenti i fundit i shtohet serisë së tragjedive përgjatë itinerareve të migracionit në Bririn e Afrikës dhe Gjirin e Adenit, ku migrantët përballen me udhëtime të rrezikshme detare për të mbërritur në Jemen.




