E diel, 11 Tetor 2026 Familja Kuqezi deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Safir Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Autobusi me turistë përplaset me kamionin në Turqi, 11 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

 Një aksident tragjik ka ndodhurkëtë të diel në rajonin Akhisar të Manisës të Turqisë.

Sipas mediave turke, një autobus me turistë u përplas me një kamion dhe për pasojë humbën jetën 11 persona dhe u plagosën 27 të tjerë.

Reklamë

Siç raportohet nga TrtHaber, aksidenti fatal ndodhi pranë sporteleve të pagesës Akhisar në autostradën Gebze-Orhangazi-Izmir.

Personat që mbetën të plagosur u dërguan në spitale për të marrë trajtim mjekësor, ndërkohë që shkaqet dhe rrethanat e aksidentit tragjik mbeten ende të paqarta.

Reklamë

“Ekipet shëndetësore dhe të shpëtimit janë dërguar në vendin e ngjarjes, ndërsa operacionet e shpëtimit për qytetarët e prekur nga aksidenti kanë filluar menjëherë. 11 qytetarë tanë humbën jetën në aksident, ndërsa 27 u plagosën. Të plagosurit janë dërguar në spitale. Po e monitorojmë nga afër zhvillimin e situatës në bashkëpunim me të gjitha organet përkatëse”, thuhej në njoftimin e Prefekturës së Manisas.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.