web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Raporti i BE-së ngre alarmin: Europa mund të përballet me mungesë të gazit natyror

11 Tetor 2026, 16:22, Ekonomi CNA

Raporti i BE-së ngre alarmin: Europa mund të përballet me

Evropa mund të përballet me një mungesë gazi në masën 12% deri në 15% të kërkesës nëse këtë dimër goditet nga një valë e fortë të ftohti, sipas një raporti të publikuar nga operatorët e transmetimit të gazit në BE.

Ky paralajmërim vjen ndërsa blloku hyn në dimër me objektet e ruajtjes së gazit të mbushura në masën vetëm 72%, krahasuar me 83% në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, pas asaj që raporti e përshkruan si një "sezon sfidues të mbushjes së rezervave".

Analiza për furnizimin gjatë dimrit, e publikuar nga Rrjeti Evropian i Operatorëve të Sistemit të Transmetimit të Gazit (ENTSOG), shqyrton dy skenarë që parashikojnë mungesën e furnizimeve me gaz rus përmes gazsjellësve.

BE-ja e ka reduktuar ndjeshëm varësinë nga gazi rus, megjithëse mbeten përjashtime për vendet pa dalje në det, si Hungaria dhe Sllovakia.

Raporti paralajmëron se një ndërprerje në infrastrukturën më të madhe detare të gazit që furnizon Evropën kontinentale, e kombinuar me ndalimin e plotë të importeve përmes gazsjellësve nga Algjeria, do të përbënte një kërcënim serioz për sigurinë energjetike të bllokut.





Lajmet e fundit nga