Alarm në Poloni/ Kërcënohet me jetë kryeministri dhe ministri i Mbrojtjes, mblidhen me urgjencë policia dhe agjencitë e sigurisë
Panik në bordin e një avioni të kompanisë ajrore indiane IndiGo, pasi një pajisje elektronike portative, e njohur si power bank, mori flakë gjatë fluturimit.
Avioni u detyrua të devijonte itinerarin dhe të kryente një ulje emergjente në Hyderabad të Indisë.
Ngjarja ndodhi të dielën, më 11 tetor, në fluturimin 6E6115, që po udhëtonte nga Delhi drejt Chennai-t me një avion të tipit Airbus A321-251N.
Pamjet që qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë pasagjerët duke u përpjekur të shuajnë flakët, duke e mbuluar baterinë me çantat e tyre. Ndërkohë, sipas mediave indiane, ekuipazhi i kabinës ndërhyri menjëherë dhe arriti ta shuante zjarrin me aparatet kundër zjarrit.
Kompania IndiGo konfirmoi se fluturimi u devijua drejt Hyderabadit pasi u konstatua tym që vinte nga pajisja elektronike personale e një pasagjeri. Pilotët ndoqën procedurat e sigurisë dhe avioni u ul pa probleme në Aeroportin Ndërkombëtar Rajiv Gandhi.
WATCH: Powerbank fire breaks out in the overhead luggage compartment on an IndiGo flight on Sunday. The aircraft was diverted to Hyderabad, where it landed safely. https://t.co/G9JevuFVPp
— Breaking Aviation News & Videos (@aviationbrk) October 11, 2026
Fatmirësisht, të gjithë pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit janë jashtë rrezikut. Kompania bëri të ditur se udhëtarët do të vazhdojnë rrugën drejt Chennai-t me një avion tjetër.
IndiGo kërkoi ndjesë për shqetësimin e shkaktuar dhe deklaroi se po merr masa për të minimizuar vonesat, duke u ofruar pasagjerëve pije freskuese dhe informacione për zhvillimin e situatës. Kompania theksoi se siguria e pasagjerëve dhe e ekuipazhit mbetet përparësia e saj kryesore.
Top Channel