E diel, 11 Tetor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Eat And Traditë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

“Na duhet edhe një oqean”, Trump propozon ta quajë Atlantikun ose Paqësorin me emrin e tij

Presidenti amerikan, Donald Trump ka propozuar që Oqeani Atlantik ose ai Paqësor të marrë emrin e tij.

Gjatë një mitingu në Clarksville, Tennessee, Trump tha se SHBA-së i duhet “edhe një oqean” dhe më pas propozoi 2 variante.

Reklamë

“Do ta quajmë ‘Oqeani i Trumpit’ ose ‘Oqeani i Amerikës’. Para se të largohem nga detyra, mendoj se duhet të kemi një oqean. Na duhet edhe një lumë i madh”, tha ai

Kjo nuk është hera e parë që Trump kërkon të ndryshojë emra të njohur gjeografikë. Vitin e kaluar ai riemërtoi Gjirin e Meksikës në “Gjiri i Amerikës”, një vendim që u shoqërua me tensione me Meksikën dhe me kundërshtimin e agjencisë Associated Press, e cila refuzoi të përdorte emrin e ri.

Reklamë

Më pas, në gusht, ai vendosi që Liqeni Ontario, në kufirin mes SHBA-së dhe Kanadasë, të quhej “Liqeni Amerikan”, në kulmin e përplasjeve tregtare me Otavën.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.