Pas 25 vitesh “Akullthyesit” sërish në skenë, grupi i rrokut rikthehet në Elbasan!

11 Tetor 2026, 16:56Kulturë TEMA
Pas 25 vitesh “Akullthyesit” sërish në skenë, grupi i

Me flokë të gjata e rebelë, ata ishin ndër grupet e para të rrokut të krijuar në Shqipëri.

Me tekste që guxonin dhe muzikë shpërthyese ata ngritën peshë rininë e asaj kohe.

Pas 25 vitesh “Akullthyesit” u kthyen aty ku lindën në Elbasan.

Dikush fatkeqësisht i larguar nga jeta, e të tjerë të emigruar, ata sërish gjetën forcën për të dhuruar të njëjtën energji dhe emocion cerek shekulli më pas.

Rikthimi i vlerave dhe talenteve mbetet një nga misionet e Qendrës së Artit në Elbasan, ndërsa muzika rock ngriti në peshë publikun.

Dhe si për surprizë të organizatorëve, koncerti i cili pritej të thërriste të rinjtë e viteve ’90, bëri bashkë edhe të rinjtë e viteve 2000 duke vërtetuar edhe një herë se vetëm arti ka magjinë të bashkojë brezat. A.K./TemA

Lini një Përgjigje