Mbahet konferenca “Letërsia transgjuhësore evropiane e shkrimtarëve shqiptarë” në Europe House

11 Tetor 2026, 17:08Kulturë TEMA
Mbahet konferenca “Letërsia transgjuhësore evropiane e

Letërsia transgjuhësore e shkrimtarëve shqiptarë dhe lidhjet e saj me letërsitë e tjera evropiane ishin në fokus të konferencës ndërkombëtare “Letërsia transgjuhësore evropiane e shkrimtarëve shqiptarë”, mbajtur në Europe House, në Tiranë.

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri bëri të ditur se konferenca u organizua nga revista “Shejzat–Pleiades”, me mbështetjen e Bashkimit Evropian, duke sjellë në diskutim krijimtarinë e autorëve shqiptarë që kanë shkruar në gjuhë të ndryshme.

Nga Sami Frashëri dhe Pashko Vasa te shkrimtarët e diasporës bashkëkohore, veprat e tyre dëshmojnë mënyrat se si kujtesa, identiteti dhe përkatësia kulturore shprehen përtej kufijve gjuhësorë.

Kumtesat e konferencës do të botohen në revistën “Shejzat–Pleiades”, pas procesit të vlerësimit shkencor.

Në dhjetor, Tirana do të mirëpresë gjithashtu Festivalin e Letërsisë Evropiane në Tiranë (FELT), një tjetër aktivitet kushtuar letërsisë evropiane. A.K./TemA

Lini një Përgjigje