Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Rusia dhe Ukraina kanë rënë dakord për një ‘armëpushim energjetik’ në luftën mes dy vendeve.
Trump dha pak detaje për marrëveshjen, duke u shprehur vetëm se ajo do të hyjë në fuqi ‘menjëherë’. Deri më tani, as Kievi dhe as Moska nuk kanë reaguar lidhur me deklaratën. BBC ka kërkuar më shumë informacion nga Shtëpia e Bardhë.
Presidenti amerikan i ka kërkuar vazhdimisht Ukrainës të ndalojë sulmet ndaj infrastrukturës ruse të naftës. Kievi argumenton se këto sulme janë të rëndësishme për të kufizuar të ardhurat që Moska përdor për financimin e luftës.
Kërkesa e Trump vjen në një kohë kur Shtetet e Bashkuara kanë arritur së fundmi një marrëveshje për furnizimin e tregut amerikan dhe atij global me naftë dizel.
Më herët të dielën, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi se ishte i gatshëm të ndalte sulmet ndaj infrastrukturës energjetike ruse, nëse Moska ndalonte goditjet ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës.
Sulmet ruse ndaj objekteve energjetike ukrainase janë intensifikuar përpara dimrit, duke shtuar shqetësimet për furnizimin me energji gjatë muajve të ftohtë.
Megjithatë, deri në momentin e raportimit, nuk ka ende një konfirmim të drejtpërdrejtë nga autoritetet ruse dhe ukrainase për marrëveshjen e njoftuar nga Trump.
© SYRI.net