11 Tetor 2026, 17:20
Nga G.M
Vladimir Putin, Donald Trump, Volodymyr Zelenskyy
SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar arritjen e një armëpushimi energjetik mes Rusisë dhe Ukrainës, i cili parashikon ndalimin e sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike të të dyja vendeve. Përmes një postimi në rrjetin social Truth Social, Trump deklaroi se marrëveshja hyn në fuqi menjëherë dhe paralajmëroi palët të mos e shkelin atë.
Sipas raportimeve nga mediat e huaja, njoftimi duket se ka qenë i papritur për presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili tha se nuk ishte informuar paraprakisht për marrëveshjen.
“Njoftimi për armëpushimin ishte lajm për mua”, deklaroi Zelensky, duke shtuar se Ukraina është e gatshme ta pranojë marrëveshjen, nëse ajo është negociuar mes Trumpit dhe presidentit rus, Vladimir Putin.
Zhvillimi vjen në një kohë kur sulmet ndaj infrastrukturës energjetike kanë qenë një prej elementeve kryesore të konfliktit, duke shkaktuar dëme dhe duke shtuar shqetësimet për furnizimin me energji në të dyja vendet. Paralelisht me njoftimin e Trumpit, presidenti ukrainas ka shprehur gatishmërinë për të hapur rrugën për zgjedhjet presidenciale në Ukrainë, por ka kërkuar si kusht garantimin e sigurisë.
Sipas qëndrimit të tij, Rusia duhet të angazhohet për një armëpushim të plotë dhe gjithëpërfshirës prej 60 ditësh, në mënyrë që të krijohen kushtet e nevojshme për zhvillimin e zgjedhjeve. Ndërkohë, mbetet për t’u parë nëse njoftimi për armëpushimin energjetik do të pasohet nga konfirmime zyrtare dhe zbatimi konkret nga Moska dhe Kievi. Një marrëveshje e tillë mund të përbëjë një hap drejt uljes së tensioneve, por efektiviteti i saj do të varet nga angazhimi i të dyja palëve dhe respektimi i kushteve të dakordësuara./Dosja.al
donald trump rusi ukraine
Bota
11 Tetor 2026, 17:11
G.M
Fotografi ilustruese.
Vetëm 250 prej tyre do të bëhen pjesë e përbërjes së re të Kuvendit të Serbisë dhe ...
Bota
11 Tetor 2026, 16:54
G.M
Donald Tusk
POLONI- Autoritetet polake janë vënë në gatishmëri pas marrjes së informacioneve për një sulm të ...
Bota
11 Tetor 2026, 16:25
G.M
Ngushtica e Hormuzit
IRAN- Një tanker nafte është goditur nga një predhë e paidentifikuar teksa po largohej nga Ngushtica e Hormuz...
Bota
11 Tetor 2026, 16:19
G.M
Emmanuel Macron
FRANCË- Presidenti francez Emmanuel Macron po përballet me nivelin më të ulët të popullaritetit që ...
Bota
11 Tetor 2026, 16:00
G.M
Foto ilustruese
SHBA- Marrëveshja e presidentit amerikan Donald Trump për furnizimin me naftë ruse ka shkaktuar përçarje brenda ...
Bota
11 Tetor 2026, 15:49
G.M
Christa Pike
SHBA- Christa Pike, e dënuara me vdekje në shtetin amerikan të Tennessee-t, është larguar nga spitali dhe ë...
Bota
11 Tetor 2026, 15:43
G.M
Foto ilustruese
ARABIA SAUDITE- Etihad Airways dhe flydubai po anulojnë fluturimet e reja për në Arabinë Saudite, ndërsa ndër...
Bota
11 Tetor 2026, 15:37
G.M
Andy Burnham
ANGLI- Kryeministri britanik Andy Burnham ka deklaruar se Rusia ndërhyri në referendumin e vitit 2016 për daljen e Mbret&e...
Bota
11 Tetor 2026, 15:06
G.M
Disa ligjvënës republikanë po e kundërshtojnë marrëveshjen e presidentit Donald Trump me Rusinë për naftën (dizel...
Bota
11 Tetor 2026, 14:49
G.M
Pasojat e sulmeve ruse në rajonin e Donjeckut në Ukrainë, 11 tetor 2026.
Udhëheqësit evropianë e kanë ritheksuar mbë...