MAGAZINË /

Tensione para derbit Partizani-Tirana, tifozët hedhin flakadanë drejt njëri-tjetrit

Shkruar nga Versus

Tensione para derbit Partizani-Tirana, tifozët hedhin flakadanë drejt

Ndërkohë që sot në orën 18:30 luhet ndeshja mes Partizanit dhe Tiranës në "Air Albania", përballja është ndezur si pasojë e disa episodeve të dhunës të regjistruara mes tifozëve të 2 skuadrave. 

Disa prej tyre ishin të pajisur me flakadanë që i hodhën në drejtim të njëri-tjetrit. Për fat të mirë, në atë moment ndërhyri menjëherë policia që ndodhej në vendin e ngjarjes dhe situata u normalizua shpejt. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Versus.al

 

Poll