Max Verstappen i pandalshëm, pas Garës Sprint, fiton edhe pole position në Singapor
Max Verstappen mbylli fundjavën perfekte të tij teksa fitoi edhe garën e kësaj të diele, Çmimin e Madh të Singaporit, duke regjistruar fitoren e dytë në harkun e 8 ditëve në këtë sezon të Botërorit të Formula 1.
Piloti holandez që më parë kishte fituar edhe pole position dhe Garën Sprint, ishte perfekt edhe në garën klasike në pistën e Bay Marina duke kaluar i pari vijën e finishit. Në podium u ngjitën edhe Charles Leclerc me Ferrari dhe Andrea Kimi Antonelli që u renditën respektivisht në vendin e dytë dhe të tretë, me pilotin e Mercedes që përfitoi edhe nga dueli mes Leëis Hamilton dhe Lando Norris duke i parakaluar që të dy për t’iu shkëputur menjëherë duke fituar shansin që të mbyllë llogaritë për titullin botëror për pilotë në Çmimin e Madh të SHBA pas dy javësh.
Dy makinat McLaren, Lando Norris dhe Oscar Piastri plotësuan pesëshem më të mirë me australianin që në xhiron e fundit parakaloi Hamilton që kishte shumë probleme me gomat. Klasifikimi vijon me Liam Laëson në vendin e shtatë dhe Nico Hulkenberg. George Russell që u nis nga vendi i fundit arriti ta mbyllë këtë garë në vendin e nëntë, ndërkohë që dhjetëshen më të mirë e plotësoi piloti i Red Bull, Isack Hadjar i pozicionuar në vendin e dhjetë.
Top Channel