Financial Times: Agjentët rusë po përgatisin operacione të dhunshme në Europë, në shënjestër drejtuesit e kompanive

11 Tetor 2026, 17:50Bota TEMA
Financial Times: Agjentët rusë po përgatisin operacione të

Kërcënimi nuk prek vetëm prodhuesit e mëdhenj të armatimeve, por edhe ndërmarrjet më të vogla që prodhojnë dronë dhe përbërës të ndryshëm, duke rritur kostot e sigurisë në të gjithë sektorin.

Sipas Financial Times, zyrtarë nga pesë agjenci europiane të inteligjencës e kanë pohuar se operativët e Kremlinit po përqendrohen gjithnjë e më shumë te drejtorët ekzekutivë dhe drejtuesit e tjerë të kompanive të mbrojtjes.

Këto veprime konsiderohen pjesë e zgjerimit të fushatës ruse të sabotimit dhe operacioneve të tjera hibride në kontinentin e vjetër. Ligjvënësit gjermanë në vecanti janë paralajmëruar se Rusia po planifikon qëllimisht akte dhune ndaj individëve, duke përdorur aktorë shtetërorë ose grupe të kontrolluara prej saj.

Metodat, objektivat dhe personat e përfshirë në këto operacione thuhet të jenë në ndryshim të vazhdueshëm, ndërsa përdorimi i rrjeteve të krimit të organizuar po bëhet gjithnjë e më i shpeshtë.

Sipas shërbimeve sekrete, një pjesë e konsiderueshme e këtyre planeve lidhet me atë që në mesin e agjentëve rusë njihet si “wet work”, një term ky i përdorur që përdoret për operacione të dhunshme, përfshirë vrasjet me porosi.

Lini një Përgjigje