web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Formacionet zyrtare, si rreshtohen Partizani dhe Tirana në derbi

11 Tetor 2026, 18:00, Sport CNA

Formacionet zyrtare, si rreshtohen Partizani dhe Tirana në derbi

E diela dhuron spektaklin e madh të futbollit shqiptar me përballjen derbi mes Partizanit dhe Tiranës.

Sfida më e rëndësishme e kryeqytetit do të zhvillohet në stadiumin "Air Albania". Të dyja skuadrat futen në këtë përballje pas një periudhe jo të mirë, ku kanë munguar rezultatet pozitive në dy javët e fundit.

Partizani pozicionohet në vendin e tetë të renditjes duke numëruar katër pikë të grumbulluara. Në krahun tjetër, Tirana mban vendin e gjashtë me vetëm një pikë më shumë se rivalët e tyre të sotëm.

Pak minuta përpara startit të takimit, trajnerët e të dyja ekipeve kanë zbuluar edhe formacionet zyrtare.

FORMACIONET ZYRTARE

PARTIZANI: Qirko; Atanaskoski, Janjeva, Mija, Aliu, Ismaili, Himallari, Human, Marku, Ogunleye, Skuka.

TIRANA: Bekaj; Ndong, Vitija, Stanic, Ilevski, Krymi, Myslovic, Daci, Xhixha, Qerimaj, Hazrollaj.





Lajmet e fundit nga