Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Kulture & Art

Historiani nxjerr PAMJET E TRISHTA: Shtëpia e të madhit Mitrush Kuteli, e mbushur plot me mbeturina

Shkruar nga Newsbomb
Historiani nxjerr PAMJET E TRISHTA: Shtëpia e të madhit Mitrush
Shtëpia e të madhit Mitrush Kuteli, e mbushur me mbeturina

Historiani Auron Tare, pasditen e sotme, ka publikuar pamje nga rrënojat e shtëpisë së shkrimtarit të njohur shqiptar Mitrush Kuteli, teksa tregon dhe gjendjen e mjerueshme në të cilën ndodhen ambientet e banesës së tij.

Vendi në fjalë, ku dikur qëndronte shtëpia e një prej emrave të rëndësishëm të letërsisë shqipe, sot është kthyer në një hapësirë të madhe të mbushur me mbeturina.

Përgjatë postimit të tij, Tare bën me dije se mbeturinat ndodhen vetëm 20 metra larg kopshtit të Lasgush Poradecit, ndërsa rrugica që dikur lidhte shtëpitë e dy figurave të njohura të letrave shqipe është mbyllur me mure dhe gurë.

Reagimi i Auron Tares: 

Rrënojat e Shtëpisë së Mitrush Kutelit

Prozator, poet e folklorist, publicist, përralltar e kritik letrar, Kuteli i la që në të gjallë kulturës dhe mendimit shqiptar mbi 10 botime letrare.

Shqiptarët i hedhin plehra themeleve të shtëpisë së tij.   Vetëm 20 metra nga kopshti i Lasgushit shtëpia është rrënuar dhe ka mbetur vend hedhurinash.    Rrugica e ngushtë që dikur lidhte shtëpitë e dy njerëzve të letrave është mbyllur me mure dhe gurë si për ti ndarë ata poetë edhe pas vdekjes.

Pjesë nga Letra e lamtumirës për bashkëshorten”

“Fëmijët i porosit ta duan vendin dhe gjuhën tonë gjer në vuajtje. Të mos u shqasë zemra kundër Shqipërisë as kur do të vuajnë pa faj. Atdheu është atdhe, bile atëherë kur të vret. Këtu kanë lindur, këtu të rrojnë me mish e shpirt, qoftë edhe me dhembje”

Dhimitër Pasko (Mitrush Kuteli)

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese