Tension dhe përplasje janë shënuar pak minuta para nisjes së derbit të kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit, jashtë stadiumit “Air Albania”.
Sipas informacioneve paraprake, tifozë të dy skuadrave janë përfshirë në përplasje përpara se të hynin në stadium, duke bërë që Policia të ndërhynte për të qetësuar situatën dhe për të parandaluar përshkallëzimin e saj.
Mësohet se disa tifozë janë shoqëruar nga efektivët e Policisë, ndërsa nuk ka ende informacion të detajuar mbi rrethanat e incidentit apo nëse ka persona të lënduar.













