Michael Roth, ish-ministri gjerman për Europën, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Brendshëm serb, Ivica Daçiç, se flamuri serb një ditë do të valëvitet në Prizren.
Roth i cilësoi këto fjalë si pretendime territoriale ndaj Kosovës, duke paralajmëruar se një qasje e tillë e largon Serbinë nga integrimi europian dhe e çon drejt luftës. “Nuk ka më para të BE-së për Serbinë!”, shkroi ai në rrjetet sociale.
Ish-ministri gjerman iu drejtua gjithashtu votuesve serbë, duke i ftuar të reflektojnë mbi drejtimin politik që po mbështesin, në prag të zgjedhjeve të 25 tetorit. Sipas tij, deklaratat me pretendime territoriale ndaj një shteti fqinj janë në kundërshtim me rrugën europiane dhe rrezikojnë stabilitetin në rajon.
Edhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca, e kishte dënuar deklaratën e Daçiçit, duke e lidhur atë me shfaqjen publike të Milan Radoiçiçit në tubimin e presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, në Kragujevc.
Në një reagim në platformën X, Konjufca theksoi se këto zhvillime dëshmojnë vazhdimësinë e synimeve territoriale të Serbisë ndaj Kosovës dhe mungesën e llogaridhënies për sulmin e armatosur në Banjskë, në shtator 2023, për të cilin e cilësoi Radoiçiçin si organizator.
© SYRI.net
VIDEO/ Blushi: Asnjë negociatë me Ramën, e vetmja rrugë është përballja dhe përshkallëzimi i protestave
Këlliçi: Spiropali të bashkëpunojë me drejtësinë, të tregojë faktet për shantazhet e Ballukut
Balluku votoi hartën territoriale/ Bardhi: E papranueshme që një person i akuzuar për 14 të votojë për...