VIDEO/ “Ndizet” derbi i kryeqytetit, sherr me flakadanë mes tifozëve të Partizanit dhe Tiranës
Nga Brazili vjen një lajm surprizë; Clarence Seedorf është trajneri i ri i Corinthinas me holandezin që kthehet në pankinë pas 7 vitesh. Herën e fundit që ai ka drejtuar një skuadër ka qenë në 2019 me kombëtaren e Kamerunit.
Legjenda e Milanit ka nënshkruar me Corinthinas një kontratë deri në 2027 dhe ishte vetë klubi brazilian që konfirmoi gjithçka. Në këtë mënyrë, Corinthinas mbylli më në fund kërkimet për trajnerin e ri pas refuzimeve të njëpasnjëshme të marra ditët e fundit ku mes tyre ishte edhe ai i ish trajnerit të Kombëtares shqiptare, Sylvinho.
‘Për mua, është një nder, por edhe një përgjegjësi ndërmarrja e kësaj sfide. Jam këtu për të dhënë maksimumin tim dhe për të ndërtuar një skuadër që lufton për çdo top, çdo minutë dhe çdo fitore-ishin fjalët e para të trajnerit të ri të Corinthians
Clarence Seedorf dhe stafi i tij teknik pritet të mbërrijnë në Brazil gjatë ditëve të ardhshme me Corinthians që do të njoftojë datën e saktë të mbërritjes, si dhe atë të konferencës për shtyp ku trajneri i ri do të prezantohet zyrtarisht. Corinthians është në pozita të vështira në kampionatin brazilian të futbollit teksa gjendet në vendin e 16 me 32 pikë, shumë pranë zonës së rënies nga kategoria.
Clarence Seedorf é o novo treinador do Corinthians! 🏴🏳️
Técnico neerlandês chega ao Timão com contrato válido até o fim de 2027.
Seja bem-vindo, Seedorf! 👊🏼
Saiba mais 👉🏼 https://t.co/EBWxRajFoZ
#BemVindoClarenceSeedorf
#VaiCorinthians https://t.co/KSwENOc7Pq— Corinthians (@Corinthians) October 11, 2026
Top Channel