Detajet/ Të martën mbahet konferenca ndërqeveritare Shqipëri-BE
Të martën e 13 tetorit do të mbahet konferenca e radhës nd...

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar lidhur me deklaratat e ministrit serb Ivica Daçiç, gjatë fushatës elektorale, që premtoi se do ta ngrinte sërish flamurin e Serbisë në Kosovë.
Sipas Hoxhës, kjo deklaratë nxitëse nuk mund të konsiderohet thjesht retorikë politike.
Ministri thekson se Republika e Kosovës është një realitet i pakthyeshëm, një shtet sovran dhe demokratik, pjesë e barabartë e rajonit tonë dhe një vend që po konsolidon vazhdimisht pozicionin e tij në komunitetin evropian dhe ndërkombëtar.
Reagimi i plotë:
Një gjuhë e tillë nxitëse mund të konsiderohej thjesht retorikë politike nëse nuk do të ekzistonte rreziku real që ajo t’u jepte zemër atyre që janë të gatshëm të veprojnë në këtë frymë. Këtë e kemi parë edhe më parë, shumë herë. Ngjarja e Banjskës, për të cilën ende nuk është vendosur përgjegjësia e plotë, mbetet një kujtesë e fortë e asaj që mund të ndodhë kur fjalët kthehen në veprime.
Shqipëria mbetet thellësisht e bindur se e vetmja rrugë përpara, sado e vështirë të jetë, kalon përmes marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, bashkëpunimit rajonal dhe përpjekjeve të sinqerta për të shëruar plagët e së kaluarës dhe për të ecur drejt pajtimit.
Megjithatë, nuk mund të ketë bashkëpunim të qëndrueshëm rajonal për sa kohë mohohen realitetet, vihet në pikëpyetje legjitimiteti i fqinjëve apo përdoret retorika kërcënuese për përfitime politike.
Ndërtimi i paqes dhe besimit kërkon kohë, shpesh vite, në mos dekada. Ai kërkon vizion, guxim, vendosmëri dhe përkushtim të vazhdueshëm.
Vetë Evropa u ndërtua mbi njohjen, dialogun, respektin e ndërsjellë dhe solidaritetin, jo mbi mohimin, frikësimin apo nostalgjinë për të kaluarën.
Në Ballkanin Perëndimor, e dimë shumë mirë se ku mund të çojnë përçarja, nacionalizmi dhe retorika provokuese. Nuk mund të lejojmë t’i harrojmë këto mësime, e aq më pak t’i përsërisim gabimet e së kaluarës.
Republika e Kosovës është një realitet i pakthyeshëm. Ajo është një shtet sovran dhe demokratik, pjesë e barabartë e rajonit tonë dhe një vend që po konsolidon vazhdimisht pozicionin e tij në komunitetin evropian dhe ndërkombëtar. Kosova është atdhe i të gjithë qytetarëve të saj, pavarësisht përkatësisë etnike, dhe e ardhmja e saj duhet të jetë një e ardhme paqeje, sigurie, gjithëpërfshirjeje dhe integrimi evropian./CNA
Të martën e 13 tetorit do të mbahet konferenca e radhës nd...
Ambasadorja e BE-së në Tiranë, Sofia Moreira de Sousa, kom...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha në një bashkëbisedim me qyt...
Zgjedhjet e reja lokale pritet të mbahen në pranverën e vi...
Lufta brenda PS-së tashmë është e hapur. Deputeti i P...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë bashkëbisedimit me ndjek...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë një bashkëbisedimi me qy...
Harta e re territoriale që parashikon shkrirjen e 15 bashk...
Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi, e konsideron si vdekje ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka koment...
Deputeti dhe nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi, ka reagu...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ishte i pran...
Kryeministria ka ndarë një reagim për mbylljen e përkohshm...
Shqipëria ka mbyllur kapitullin e parë të negociatave me B...
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti pasditen e so...
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, u...
Gazetarja Beti Njuma komentoi ndryshimin e qëndrimit të de...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reag...
Kryeministri Edi Rama, i pranishëm sot në prezantimin e pr...
Kryeministri Edi Rama prezantoi sot një program të ri të l...
Kontrolli i Lartë i Shtetit në Auditimin Tematik të Përput...
Një denoncim i mbërritur në redaksinë e CNA nga një grup b...
Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka zbuluar të dhë...
Rruga Tiranë-Elbasan ishte një nga projektet dhe investime...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Ka ndërruar jete edhe punëtori i dytë shqiptar që mbeti i ...
Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e para të s...
Policia e Shtetit në bashkëpunim me partnerët ligjzbatues ...
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, në vijim të p...
Ditën e sotme vendi ynë parashikohet të ketë kushte atmosf...
Ditën e sotme vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmo...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë një parashikim për kush...
Ditën e sotme vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmo...
Presidenti amerikan Donald Trump propozoi ndryshimin e emr...
Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi sot se një armëpu...
Përballja e administratës Trump me median amerikane po mer...
Sulmi i fundit ndaj aeroportit të Riadit është më i rëndi ...
Nga plot gëzime në jetë veçoj si kulm emërimin tim në Tira...
Osho dhe arti i të qenit. Të kesh është një mënyrë për të ...
Gjyqtarja, avokatja dhe aktivistja nga Afrika e Jugut, Nav...
Vallja e Osman Takës është përfshirë në Listën Kombëtare t...
Evropa mund të përballet me një mungesë gazi në masën 12% ...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe s...
Bordi i Transparencës ka caktuar çmimet e reja të naftës d...
Shtrenjtimi i çmimeve të karburanteve prej muajsh vijon të...