Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Industria e armëve në Shqipëri/ Qeveria propozon TVSH zero dhe përjashtim nga taksat vendore, kontrolle më të forta për kompanitë

    Sulm i ri me raketa në Arabinë Saudite/ Goditet aeroporti i Riadit, Etihad dhe flydubai anulojnë fluturimet deri më 14 tetor

    Emisionet politike në Prime/ Blendi Fevziu mban lidershipin, Andrea Danglli mbi Grida Dumën (Renditja dhe shifrat)

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Industria e armëve në Shqipëri/ Qeveria propozon TVSH zero dhe përjashtim nga taksat vendore, kontrolle më të forta për kompanitë
    Ekonomi

    Industria e armëve në Shqipëri/ Qeveria propozon TVSH zero dhe përjashtim nga taksat vendore, kontrolle më të forta për kompanitë

    October 11, 2026
    Industria e armëve në Shqipëri/ Qeveria propozon TVSH zero dhe përjashtim nga taksat vendore, kontrolle më të forta për kompanitë

    Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia e Industrisë së Mbrojtjes propozojnë ndryshime në ligjin për prodhimin dhe tregtimin e armëve, dhe pajisjeve ushtarake, me synimin për të nxitur zhvillimin e kësaj industrie në Shqipëri. Projektligji parashikon më shumë lehtësi fiskale, por edhe kontrolle më të forta për të verifikuar aktivitetin e tyre dhe mënyrën se si përdorin përfitimet nga shteti.

    Aktualisht kompanitë që veprojnë në industrinë ushtarake janë të përjashtuara nga nga Tatimi mbi të ardhurat për 10 vitet e parë, duhet të paguajnë TVSH të reduktuar në 10 % për furnizim apo shitje të armatimit ushtarak, si dhe nuk i nënshtrohen taksave doganore për mallrat që i shërbejnë prodhimit.

    LEHTËSIRAT FISKALE SIPAS LIGJIT AKTUAL

    1. Subjekti i licencuar në industrinë e prodhimit të armatimit ushtarak në Republikën e Shqipërisë përfiton lehtësira, duke përfshirë:

    a) normë të tatimit mbi të ardhurat korporative 0% për 10 vjetët e parë pas fillimit të aktivitetit;

    b) shkallë të reduktuar të tatimit mbi vlerën e shtuar prej 10% për furnizimin/shitjet e armatimit ushtarak;

    c) përjashtim nga taksat doganore për mallrat, të cilat shërbejnë drejtpërdrejt për prodhimin e armatimit ushtarak. Lista e mallrave të përjashtuara përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave.

    Me ndryshimet e propozuara këto lehtësira zgjerohen dhe më tej.

    Nëse deri më tani norma e TVSH-së ishte 10% për importin e makinerive, pajisjeve dhe mallrave të përdorura në prodhim, tashmë propozohet përjashtimi nga kjo taksë.

    Po kështu TVSH-ja, zerohet edhe për shitjen e produkteve përfundimtare.

    Ndërsa veprimtaritë e këtyre kompanive si dhe pasuritë e paluajtshme që përdoren drejtpërdrejt për prodhimin ushtarak, përjashtohen nga taksat vendore.

    Për të shmangur abuzimet, Agjencia e Industrisë së Mbrojtjes do të krijojë një regjistër të posaçëm të kompanive përfituese.

    Tatimet dhe Doganat do të bashkëpunojnë me agjencinë për të shkëmbyer informacion dhe për të kryer kontrolle. Nëse një kompani përfiton lehtësi përmes mashtrimit, dokumenteve false apo fshehjes së informacionit, do të duhet të kthejë përfitimet e marra padrejtësisht, së bashku me kamatëvonesat. Për shkeljet parashikohen edhe gjoba nga 100 mijë deri në 3 milionë lekë, ndërsa në raste të caktuara masa e gjobës do të lidhet me vlerën e përfitimit të paligjshëm.

    Projektligji synon të kontrollojë edhe origjinën e materialeve që përdoren për prodhimin e armëve. Kompanitë do të duhet të tregojnë se nga i sigurojnë lëndët e para dhe ku ndodhen furnitorët e tyre. Ndërkohë, do të krijohet një regjistër elektronik për gjurmimin e armatimit, në mënyrë që të ndiqet rruga e produkteve, nga prodhimi deri te përdoruesi përfundimtar. Ndryshime parashikohen edhe për Komitetin e Mbrojtjes dhe Sigurisë, i cili do të ketë rol më të fortë në bashkëpunim me institucionet e tjera dhe në mbikëqyrjen e zbatimit të vendimeve që lidhen me sigurinë kombëtare.

    Ndryshimet vijnë në një moment kur qeveria shqiptare ka shpallur si objektiv rijetëzimin e industrinë ushtarake. “KAYO”, kompania shtetërore e mbrojtjes ka krijuar deri më tani disa ndërmarrje të përbashkëta, të përfshira që nga prodhimi i automjeteve ushtarake, te anijet, dronët apo dhe municione.

    Një audiopërgjim i publikuar disa javë më parë nga zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, ngriti dyshime mbi një trafik të mundshëm municionesh. Në qëndër të bisedave të përgjuara, ishte izraelito-amerikani Ron Yeffet, aksioner në dy sipërmarrje ku Kayo është ortake. SPAK nisi një hetim kryesisht, për shpërdorim detyre dhe shkelje e barazisë në tendera. Kontrolle u ushtruan në zyrat e KAYO-s si dhe te banesa e biznesmenit Yeffet, duke sekuestruar dokumenta dhe celularë./shqiptarja.com

    aktualitet politik biznesi në Shqipëri ekonomia shqiptare industria e armëve në Shqipëri industria e mbrojtjes industria ushtarake investimet në mbrojtje kompanitë e armëve kontrolli i kompanive kontrolli shtetëror lajme Shqipëri legjislacioni shqiptar lehtësitë fiskale përjashtimi nga taksat politikat fiskale prodhimi i armëve prodhimi ushtarak Qeveria shqiptare siguria kombëtare taksat vendore TVSH zero zhvillime ekonomike
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Industria e armëve në Shqipëri/ Qeveria propozon TVSH zero dhe përjashtim nga taksat vendore, kontrolle më të forta për kompanitë

    October 11, 2026

    Sulm i ri me raketa në Arabinë Saudite/ Goditet aeroporti i Riadit, Etihad dhe flydubai anulojnë fluturimet deri më 14 tetor

    October 11, 2026

    Emisionet politike në Prime/ Blendi Fevziu mban lidershipin, Andrea Danglli mbi Grida Dumën (Renditja dhe shifrat)

    October 11, 2026

    Shpërthimi në fabrikën në Greqi, ndërron jetë dhe shqiptari tjetër. Arrestohen drejtuesit e kompanisë

    October 11, 2026
    Mos e humb
    Ekonomi October 2, 2026

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Prej gati dhjetë ditësh, aktiviteti i basteve të paligjshme dhe i call center-ave ilegalë në…

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    10 tetori sjell një fillim të ri: këto shenja të horoskopit duhet të lënë pas të shkuarën

    Dashuria, flirtet dhe surprizat financiare: Ja çfarë kanë rezervuar yjet për këtë të diel

    Mijëra protestues në Spanjë për krizën e strehimit, kërkohet mbrojtje më e madhe për qiramarrësit

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.