Lajmi i fundit

SYRI I BOTËS/ Kush i tradhtoi sekretet gjermane?

VIDEO/ Isufi: Vuçiç po përdor grupet kriminale serbe, Radoiçiç u shfaq pranë djalit të ish-presidentit serb

18:11, 11/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gazetari nga Kosova, Venhar Isufi, i ftuar në emisionin ‘Edicioni i Pasdites’ në SYRI TV, me moderator Edvin Parruca, deklaroi se ish-presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, po përdor mjete të ndryshme politike dhe grupe kriminale për të ruajtur ndikimin e tij, duke përmendur edhe Milan Radoiçiçin.

Isufi u ndal te shfaqja e Radoiçiçit në rrugët e Kragujevacit, pranë Danilo Vuçiçit, djalit të Vuçiçit. Sipas gazetarit kosovar, këto pamje tregojnë lidhjet mes personave të afërt me Vuçiçin dhe grupeve që, sipas tij, kanë rol në strategjinë e Serbisë ndaj Kosovës.

Gazetari përmendi gjithashtu Zvonko Veselinoviçin, të cilin e cilësoi si person të afërt me Radoiçiçin, duke pretenduar se ai ka përfituar projekte të mëdha nga qeveria serbe.

‘Tashmë është duke u konfirmuar edhe ajo, , që e kam thënë në emisionin tuaj edhe më herët, që presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, do t'i përdorë në fakt të gjitha këto mjete të cilat i ka ai.

Përfshirë këtu, siç e kam thënë edhe më herët, këto grupe të cilat terrorizojnë edhe qytetarët serbë atje, por edhe këto grupe të interesit, të cilat janë të bizneseve, nga të cilat ai mendon që duke i përdorur këta persona pastaj, të grupeve kriminale serbe, siç është edhe Milan Radoiçiç, të cilin tashmë e ka shfaqur tek populli i Serbisë, në rrugët e Kragujevacit, i cili në fakt u pa afër djalit të tij, Danilo Vuçiç, të cilin në fakt e përdor ai edhe gjatë fushatave të tyre.

Pastaj edhe këtë pjesën e bizneseve, siç e kam thënë edhe më herët, ku është shoku i Milan Radoiçiçit, pra njeri më i afërt, Zvonko Veselinoviç, i cili përfiton, ka përfituar në fakt projekte të mëdha gjigante në Serbi nga qeveria e ish-presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç. Këto pamje tregojnë për Republikën e Kosovës...

Serbia ende nuk është larguar nga idetë e saj shoviniste për të përfituar territore në Republikën e Kosovës, edhe pas luftës të vitit 1999. Ende ekziston mendësia që në Kosovë do të përfitojnë ende territore.

E shohim që në këto pamje është djali i presidentit të Serbisë, Danilo Vuçiç, pra djali i ish-presidentit Aleksandër Vuçiç me tifogrupet të cilat janë të afërta me ish-presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tashmë kandidat për kryeministër. Dhe janë persona të afërt me kryeterroristin Milan Radoiçiç që e kreu sulmin e 24 shtatorit në Banjskë.’, tha gazetari Venhar Isufi gjatë bisedës në SYRI TV.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco