Përplasjet për 'Territorialen'/ Rama mbledh të mërkurën deputetët dhe ministrat socialistë

11 Tetor 2026, 18:30Politika TEMA
Përplasjet për 'Territorialen'/ Rama mbledh të

Të mërkurën në orën 12:30 do të zhvillohet mbledhja e zgjeruar e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.

Mbledhja, e thirrur nga kryeministri Edi Rama, do të zhvillohet në Pallatin e Brigadave, ku do të marrin pjesë deputetë e ministra të mazhorancës socialiste.

Mbledhja ishte planifikuar për nesër, por mësohet se është shtyrë për të mërkurën. Takimi vjen pas përplasjeve brenda PS për Reformën Territoriale, e cila pavarësisht kundërshtive, u votua në Kuvend nga të gjithë deputetët e mazhorancës.

Në Partinë Socialiste, deputetët Erion Braçe, Vullnet Sinaj dhe Elisa Spiropali shprehën pakënaqësi me draftin e PS për Reformën Territoriale.

Erion Braçe, i cili bëri edhe më shumë rezistencë ndaj propozimit të PS për ‘Territorialen’, edhe pas votimit ‘pro’, tha se sërish ishte kundër.

Braçe e argumentoi votën ‘pro’ duke thënë se ishte votë që të mos përjashtohej nga Partia Socialiste, pasi kryeministri Rama tha se kushdo që nuk do ta votonte reformën, do të përjashtohej.

Lini një Përgjigje