Sport

Sylvinho nuk e pranoi ofertën, Corinthians cakton në pankinë legjendën e Milanit!

Nga Brazili vjen një lajm surprizë; Clarence Seedorf është trajneri i ri i Corinthinas me holandezin që kthehet në pankinë pas 7 vitesh. Herën e fundit që ai ka drejtuar një skuadër ka qenë në 2019 me kombëtaren e Kamerunit.

Legjenda e Milanit ka nënshkruar me Corinthinas një kontratë deri në 2027 dhe ishte vetë klubi brazilian që konfirmoi gjithçka. Në këtë mënyrë, Corinthinas mbylli më në fund kërkimet për trajnerin e ri pas refuzimeve të njëpasnjëshme të marra ditët e fundit ku mes tyre ishte edhe ai i ish trajnerit të Kombëtares shqiptare, Sylvinho.

“Për mua, është një nder, por edhe një përgjegjësi ndërmarrja e kësaj sfide. Jam këtu për të dhënë maksimumin tim dhe për të ndërtuar një skuadër që lufton për çdo top, çdo minutë dhe çdo fitore”,-ishin fjalët e para të trajnerit të ri të Corinthians.

LEXO EDHE: Verstappen dominon Singaporin! Antonelli shumë pranë shpalljes kampion!

Clarence Seedorf dhe stafi i tij teknik pritet të mbërrijnë në Brazil gjatë ditëve të ardhshme me Corinthians që do të njoftojë datën e saktë të mbërritjes, si dhe atë të konferencës për shtyp ku trajneri i ri do të prezantohet zyrtarisht. Corinthians është në pozita të vështira në kampionatin brazilian të futbollit teksa gjendet në vendin e 16 me 32 pikë, shumë pranë zonës së rënies nga kategoria.

LEXO EDHE: E thotë presidenti i Federatës Portugeze: Cristiano Ronaldo mund të kthehet me kombëtaren që në ndeshjet e nëntorit