11 Tetor 2026, 18:20
Nga G.M
Nepal
NEPAL- Përmbytje të fuqishme kanë goditur të dielën Nepalin qendror, duke shkaktuar dëme të mëdha në banesa dhe infrastrukturë, ndërsa të paktën pesë persona rezultojnë të zhdukur. Ekipet e shpëtimit janë angazhuar në kërkimet për gjetjen e personave të humbur dhe në evakuimin e banorëve nga zonat e rrezikuara.
Sipas raportimeve nga mediat e huaja, rreth 45 shtëpi janë rrëmbyer nga ujërat, ndërsa janë dëmtuar edhe tri projekte hidroelektrike dhe katër ura. Përmbytjet kanë përfshirë zonën e distriktit Gorkha, ku një lumë i mbushur me baltë, gurë dhe mbeturina ka vërshuar mes zonave malore.
Shkak për fatkeqësinë dyshohet të jetë një rrëshqitje dheu, e cila bllokoi përkohësisht rrjedhën e lumit Budhi Gandaki. Pas grumbullimit të ujit, bllokimi u shemb dhe shkaktoi një valë të fuqishme që përfshiu zonat përgjatë lumit. Autoritetet kanë bërë të ditur se pesë persona, dy gra dhe tre burra, janë shpallur të zhdukur. Ndërkohë, dhjetëra banorë dhe persona të bllokuar janë shpëtuar, ndërsa operacionet vijojnë me mbështetjen e forcave të ushtrisë dhe policisë.
Për ndërhyrjet dhe evakuimet janë angazhuar edhe katër helikopterë, ndërsa banorëve që jetojnë pranë brigjeve të lumit u është kërkuar të largohen drejt zonave më të sigurta. Niveli i ujit në Budhi Gandaki vijon të monitorohet nga autoritetet. Fatkeqësia e fundit vjen në një periudhë kur vendi po përpiqet të rikuperohet nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut të javëve të mëparshme, të cilat shkaktuan viktima dhe dëme të konsiderueshme.
Përmbytjet e reja kanë shtuar shqetësimet për komunitetet që jetojnë në zonat malore, ku rrëshqitjet e dheut dhe vërshimet e papritura të lumenjve mund të rrezikojnë banorët dhe të shkatërrojnë infrastrukturën brenda një kohe të shkurtër. Autoritetet vijojnë të vlerësojnë dëmet dhe u kanë bërë thirrje banorëve të respektojnë paralajmërimet e sigurisë, ndërsa kërkimet për pesë personat e zhdukur vazhdojnë./Dosja.al
nepal permbytje rreshje
Bota
11 Tetor 2026, 18:10
G.M
pamje
INDI- Një situatë paniku është regjistruar të dielën në një avion të kompanisë ajrore indiane ...
Bota
11 Tetor 2026, 18:02
G.M
Donald Tusk
POLONI- Një person është arrestuar në Poloni, pasi dyshohet se ka kërcënuar me sulm ndaj kryeministrit Donald Tu...
Bota
11 Tetor 2026, 17:56
G.M
pamje
ARABIA SAUDITE- Përshkallëzohet situata e sigurisë në Arabinë Saudite, ku mbrojtja ajrore ka kapur një raketë lund...
Bota
11 Tetor 2026, 17:52
G.M
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, 10 tetor 2026.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se Ukraina duhet ta &ldquo...
Bota
11 Tetor 2026, 17:20
G.M
Vladimir Putin, Donald Trump, Volodymyr Zelenskyy
SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar arritjen e një armëpushimi energjeti...
Bota
11 Tetor 2026, 17:11
G.M
Fotografi ilustruese.
Vetëm 250 prej tyre do të bëhen pjesë e përbërjes së re të Kuvendit të Serbisë dhe ...
Bota
11 Tetor 2026, 16:54
G.M
Donald Tusk
POLONI- Autoritetet polake janë vënë në gatishmëri pas marrjes së informacioneve për një sulm të ...
Bota
11 Tetor 2026, 16:25
G.M
Ngushtica e Hormuzit
IRAN- Një tanker nafte është goditur nga një predhë e paidentifikuar teksa po largohej nga Ngushtica e Hormuz...
Bota
11 Tetor 2026, 16:19
G.M
Emmanuel Macron
FRANCË- Presidenti francez Emmanuel Macron po përballet me nivelin më të ulët të popullaritetit që ...
Bota
11 Tetor 2026, 16:00
G.M
Foto ilustruese
SHBA- Marrëveshja e presidentit amerikan Donald Trump për furnizimin me naftë ruse ka shkaktuar përçarje brenda ...