Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

"Agim Troçi do 4 milionë për një gërmim, s'e ka mendjen te atentatet", shefi i Komisariatit të Gjirokastrës i përgjigjet akuzave të avokatit: Ti je "studenti, balena dhe miu"

Shkruar nga Newsbomb
"Agim Troçi do 4 milionë për një gërmim,
Shefi i Komisariatit Agim Troçi, avokati Arben Llangozi, ngjarja në Gjirokastër

Atentati i ndodhur mbrëmjen e djeshme në Gjirokastër ku Beqir Devollit iu vendos eksploziv në mes të qytetit, ka ngritur pikëpyetje të shumta për mënyrën se si ndodhi ngjarja, për të cilën hetimet vijojnë, ndërsa janë ngritur dhe akuza ndaj shefit të komisariatit të qarkut në fjalë.  

Avokati Arben Llangozi e akuzon haptazi shefin e komisariatit të Gjirokastrës, për të cilin shkruan se Agim Troçi është përgjegjës për ngjarjen, ndërsa shton se ky i fundit iu merr lekë qytetarëve.

“Atentati i raportuar në Gjirokastër kërkon reagim të menjëhershëm të drejtuesve të Policisë së Shtetit. Si mund të ndodhë një shpërthim i tillë pranë derës së komisariatit? Çfarë masash janë marrë për parandalimin e krimit? Kush do të japë llogari për sigurinë e qytetarëve? Agim Troçi, si drejtues i komisariatit dhe ai është personi përgjegjës. Por Gimi e ka mendjen te paret. Për gerrmime toke e quan ndërtime pa leje dhe i ka kërguar një qytetari 400.000 mijë lekë.”, shkruhet në reagimin e avokatit Llangozi, të bërë vetëm pak minuta pas ngjarjes.

Shefi i Komsariatit i është përgjigjur “rrufe” akuzave të ngritura nga avokati. Përmes një reagimi të bërë pasditen e kësaj të diele, Troçi përmes një anektode të vjetër, ironizon akuzat e ngritura ndaj tij duke shkruar se njerëz të tillë nuk dinë asgjë tjetër veçse të mbeten të mbërthyer në mediokritetin e tyre.

Reagimi i avokatit Arben Llangozi:

Atentat me eksploziv në zemër të Gjirokastrës, para derës së Komisariatit të Policisë! Një tmerr i vërtetë!

Gjirokastra është tronditur mbrëmjen e sotme nga një shpërthim me eksploziv ndaj një automjeti në lëvizje, në bulevardin “18 Shtatori”, pranë derës së Komisariatit të Policisë Gjirokastër. Nga shpërthimi kanë mbetur të plagosur Beqir Devolli dhe Rigers Mela, të cilët janë transportuar në spital.

Një ngjarje e rëndë kriminale që ka goditur sigurinë publike në një qytet që prej vitesh është njohur për qetësinë dhe kontrollin e territorit nga organet ligjzbatuese. Por sot, kur në krye të Komisariatit të Policisë Gjirokastër është Agim Troci, një ngjarje e tillë ngre pikëpyetje të mëdha për funksionimin e policisë dhe përgjegjësinë e drejtuesve të saj.

Agim Troci ka ushtruar më parë detyra në strukturat policore të Sarandës dhe Delvinës, ndërsa bashkëshortja e tij, Silvana Belishta, ka ushtruar funksionin e prokurores në të njëjtin rreth. Këtu nuk flasim për një lidhje të largët familjare, por për marrëdhënien bashkëshortore ndërmjet një drejtuesi policie dhe një prokuroreje që ushtrojnë funksione në institucione të lidhura drejtpërdrejt me hetimin penal dhe në konflikt i pastër interesi deri në korrupsion.

Silvana Belishta ka qënë e implikuar me çështjen e Pando Papuçit, ku prokurorja Silvana Belishta ka kërkuar masën e sigurimit “detyrim për t'u paraqitur”, pavarësisht se ai i ishte shmangur drejtësisë. Pando Papuçi është liruar brenda tri orëve, ndërsa  për këtë vendimmarrje janë paguar 30.000 euro në prokurori dhe 25.000 euro në gjykatë.

Atentati i raportuar në Gjirokastër kërkon reagim të menjëhershëm të drejtuesve të Policisë së Shtetit. Si mund të ndodhë një shpërthim i tillë pranë derës së komisariatit? Çfarë masash janë marrë për parandalimin e krimit? Kush do të japë llogari për sigurinë e qytetarëve? Agim Troci, si drejtues i komisariatit dhe ai është personi përgjegjës. Por Gimi e ka mëndjen te paret. Për gerrmime toke e quan ndërtime pa leje dhe i ka kërguar një qytetari 400.000 mijë lekë. 

Reagimi i plotë i Agim Trocit:

Na ishte njëherë një student që po përgatitej për provimin e zoologjisë.

Lënda ishte shumë e gjerë dhe studenti, duke qenë se nuk kishte kohë të mësonte gjithçka, vendosi të përgatitej vetëm për një temë: Miun.

Mësoi gjithçka për të: ku jetonte, çfarë hante, si shumoh ej, si ndërtohej trupi i tij dhe çfarë zakonesh kishte.

Erdhi dita e provimit. Studenti hyri në sallë, tërhoqi tezën dhe, për fatin e tij të keq, i ra pyetja:

Flisni për balenën.

Studenti u mendua pak, pastaj filloi:

Balena është një gjitar shumë i madh që jeton në det. Është ndër kafshët më të mëdha të botës. Ka një trup gjigant, ushqehet në ujë dhe merr frymë me mushkëri.

Profesori po e dëgjonte me vëmendje.

Studenti vazhdoi:

Balena, për shkak të përmasave të saj të mëdha, nuk mund të jetojë në tokë. Por në tokë jetojnë shumë gjitarë të tjerë. Njëri prej tyre është miu!

Dhe menjëherë nisi:

Miu është një gjitar i vogël, brejtës, me katër këmbë, me bisht të gjatë dhe me dhëmbë shumë të fortë. Ai jeton në fusha, në pyje, në shtëpi...

Profesori e ndërpreu:

Ndal, mor djalë! Unë të pyeta për balenën, jo për miun!

Studenti, pa e humbur toruan, iu përgjigj:

Pikërisht, profesor! Por për ta kuptuar më mirë balenën, duhet ta krahasojmë me gjitarët e tjerë. Për shembull, me miun...

Dhe vazhdoi përsëri të fliste për miun.

Profesori, i nervozuar, i tha:

Mjaft me miun! Po të jap një pyetje tjetër. Më fol për elefantin!

Studenti buzëqeshi:

Elefanti është një gjitar shumë i madh që jeton në tokë. Ka veshë të mëdhenj, një feçkë të gjatë dhe këmbë të fuqishme. Por, profesor, megjithëse është kaq i madh, elefanti thuhet se trembet nga një kafshë shumë e vogël: miu!

Miu është një brejtës që...

Profesori goditi tavolinën:

Përsëri miu?! Mirë, po të jap mundësinë e fundit. Më fol për lumin!

Studenti mendoi pak dhe filloi:

Lumi është një rrjedhë natyrore uji që buron nga malet dhe derdhet në det ose në një lumë tjetër. Në brigjet e lumenjve jetojnë shumë kafshë. Mes tyre jeton edhe miu i ujit...

Dhe nisi përsëri të tregonte gjithçka që kishte mësuar për miun.

Profesori, i dëshpëruar, ngriti duart:

Po mirë, more djalë, ti vetëm miun di?!

Studenti iu përgjigj plot qetësi:

Profesor, unë për miun kam mësuar. Ju më pyesni për çfarë të doni, unë te miu do të dal!

Kjo është një anekdotë e vjetër, e cila gjen vend edhe te disa njerëz të ditëve të sotme (mashtrues të dënuar me vendim gjykate), të cilët nuk dinë asgjë tjetër veçse të mbeten të mbërthyer në mediokritetin e tyre.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese