
Mesditën e së mërkurës do të zhvillohet mbledhja e zgjeruar e grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Kjo do të jetë mbledhja e parë që pas asaj të mbajtur në prag të votimit të Reformës Territoriale ku pati debate të forta mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetëve që kishin shprehur kundërshtinë për shkrirjen e 15 bashkive.
Pavarësisht se mbledhja ishte planifikuar për nesër, është shtyrë për të mërkurën. Ditën e djeshme deputeti Erion Braçe publikoi një video ku akuzonte kryeministrin Edi Rama për arrogancë dhe shprehej se ky i fundit ishte dashuruar me pushtetin dhe nuk pranonte të hiqte dorë prej tij.
Edhe deputetët Vullnet Sinaj e Elisa Spiropali shprehën kritikat e tyre për reformën, por pavarësisht të gjithave në fund përfunduan duke e votuar. Versus.al

