11 Tetor 2026, 18:59
Nga G.M
Presidenti amerikan, Donald Trump, u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve pas mbërritjes në bazën ajrore Joint Base Andrews, në Merilend, më 10 tetor 2026.
Presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi për një armëpushim energjetik mes Rusisë dhe Ukrainës, pas vendimit të tij të mëparshëm për t'i lehtësuar kufizimet ndaj eksporteve ruse të naftës dhe thirrjes së mëvonshme për ndryshim të udhëheqjes në Kiev.
“Me efekt të menjëhershëm, ka një ARMËPUSHIM ENERGJETIK në luftën mes Rusisë dhe Ukrainës”, shkroi ai më 11 tetor në Truth Social. “Të dyja palët janë pajtuar. Mos e shkelni!”
Pak më vonë, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, tha se Kievi e mbështeste nismën dhe po priste hollësi nga Uashingtoni. Më herët, ai kishte sinjalizuar gatishmërinë për t’i ndalur sulmet ndaj rafinerive ruse të naftës, nëse Moska i ndalte sulmet ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës.
“Është e rëndësishme që edhe Rusia ta mbështesë”, shkroi Zelenskyy në X. “Ukraina gjithmonë i mbështet PLOTËSISHT hapat drejt uljes së tensioneve, mbrojtjes së jetëve dhe vendimeve të nevojshme për t’i dhënë fund luftës dhe për të garantuar paqe të qëndrueshme.”
Moska nuk e konfirmoi menjëherë njoftimin e Trumpit, i cili erdhi mes sulmeve të vazhdueshme ruse ndaj qyteteve ukrainase dhe sulmeve ukrainase me dronë ndaj objekteve teknologjike brenda Rusisë. Më herët, Kremlini kishte refuzuar thirrjet për çfarëdo marrëveshjeje armëpushimi, duke synuar ta detyronte Kievin të pranonte një marrëveshje të pafavorshme përmes sulmeve të rënda ndaj objekteve energjetike në Ukrainë. Këto sulme kanë lënë mijëra njerëz pa ngrohje dhe energji elektrike, mes temperaturave të acarta të dimrit.
Deklarata e fundit e Trumpit erdhi dy ditë pasi ai dhe presidenti rus, Vladimir Putin, njoftuan një marrëveshje për lehtësimin e përkohshëm të kufizimeve ndaj eksporteve ruse të naftës dizel. Zelenskyy e cilësoi vendimin si shenjë të “dobësisë” së SHBA-së dhe si “dhuratë” për Putinin.
Presidenti ukrainas argumentoi se të ardhurat e shtuara të Rusisë nga energjia do ta nxisnin Moskën ta vazhdonte pushtimin e saj, tashmë në muajin e 56-të. Më vonë, Trumpi tha se Ukraina duhet të “zgjedhë një udhëheqës të ri”. Ai e fajësoi Zelenskyyn për mungesën e një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës së Rusisë kundër vendit të tij dhe kërkoi që Kievi “ta ndalë patjetër” goditjen e rafinerive ruse të naftës, mes një krize globale energjetike të shkaktuar kryesisht nga lufta e SHBA-së me Iranin.
Presidenti amerikan e kishte bërë përfundimin e luftës së Rusisë kundër Ukrainës prioritet kur e nisi mandatin e tij aktual, në janar të vitit 2025. Megjithatë, Kievi dhe Moska mbeten larg njëra-tjetrës në qëndrimet për negociata. Kremlini nuk ka ofruar asnjë lëshim dhe vazhdon të këmbëngulë në kërkesa të ashpra, përfshirë kontrollin rus mbi pjesën e Donbasit që Rusia nuk ka arritur ta pushtojë në luftime.
Ndërkohë, Rusia ka vazhduar bombardimet e pandërprera ndaj rajoneve të Ukrainës. Megjithatë, që nga fillimi i këtij viti, Kievi u është përgjigjur gjithnjë e më shumë me fushatë sulmesh të vetën. Sulmet ukrainase me rreze të gjatë veprimi kanë shënjestruar objektet ushtarake dhe rafineritë ruse të naftës, me synimin për t’ia kufizuar të ardhurat që financon pushtimin.
“Ukraina do të jetë e gatshme t’i ndalë sulmet ndaj rafinerive ruse nëse Rusia i ndal sulmet ndaj infrastrukturës sonë energjetike. Çdo hap për uljen e tensioneve duhet të jetë i ndërsjellë dhe i shoqëruar me garanci reale”, shkroi Zelenskyy në Telegram më 11 tetor.
Udhëheqësit evropianë mbështesin Ukrainën
Mes kritikave më të ashpra të Trumpit ndaj Zelenskyyt që kur të dy përmirësuan marrëdhëniet pas një takimi tejet të tensionuar në Shtëpinë e Bardhë, në shkurt të vitit 2025, udhëheqësit evropianë kanë riafirmuar mbështetjen e tyre për presidentin ukrainas dhe për përpjekjet mbrojtëse të vendit.
“Nuk është koha për ta lehtësuar presionin ndaj Rusisë, dhe Evropa nuk do ta bëjë këtë”, shkroi më 10 tetor në X shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas. Ajo e dënoi marrëveshjen për naftën dizel dhe paralajmëroi se ajo do t’ia shtonte Moskës të ardhurat për luftën.
Kallas shtoi se ministrat e Jashtëm të BE-së planifikonin të miratonin më 12 tetor emra të rinj në listën e sanksioneve. Ndërkohë, disa nga shtetet më të mëdha anëtare të bllokut, përfshirë Gjermaninë, konfirmuan se do ta ruanin regjimin e tyre të rreptë të sanksioneve, pavarësisht ndryshimit të qëndrimit të Uashingtonit.
Kryeministri finlandez, Petteri Orpo, e përshkroi marrëveshjen e Trumpit me presidentin rus Vladimir Putin si “një zhgënjim të tmerrshëm”. Ndërkaq, kryeministri suedez, Ulf Kristersson, tha se paketa e ardhshme e BE-së do të shënjestronte 1.600 subjekte të industrisë ushtarake të Rusisë.
Gjatë 24 orëve të fundit, Zelenskyy zhvilloi një sërë bisedash telefonike me presidentin francez, Emmanuel Macron, presidentin finlandez, Alexander Stubb, dhe kryeministrin norvegjez, Jonas Gahr Store. Ata diskutuan për mbrojtjen ajrore dhe vazhdimin e presionit ndaj Moskës./REL
donald trump rusia ukraine
Bota
11 Tetor 2026, 18:46
G.M
pamje
XHIBUT- Të paktën 139 emigrantë kanë humbur jetën dhe 84 të tjerë rezultojnë të zhdukur pas fundosjes s&...
Bota
11 Tetor 2026, 18:20
G.M
Nepal
NEPAL- Përmbytje të fuqishme kanë goditur të dielën Nepalin qendror, duke shkaktuar dëme të mëdha në ban...
Bota
11 Tetor 2026, 18:10
G.M
pamje
INDI- Një situatë paniku është regjistruar të dielën në një avion të kompanisë ajrore indiane ...
Bota
11 Tetor 2026, 18:02
G.M
Donald Tusk
POLONI- Një person është arrestuar në Poloni, pasi dyshohet se ka kërcënuar me sulm ndaj kryeministrit Donald Tu...
Bota
11 Tetor 2026, 17:56
G.M
pamje
ARABIA SAUDITE- Përshkallëzohet situata e sigurisë në Arabinë Saudite, ku mbrojtja ajrore ka kapur një raketë lund...
Bota
11 Tetor 2026, 17:52
G.M
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, 10 tetor 2026.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se Ukraina duhet ta &ldquo...
Bota
11 Tetor 2026, 17:20
G.M
Vladimir Putin, Donald Trump, Volodymyr Zelenskyy
SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar arritjen e një armëpushimi energjeti...
Bota
11 Tetor 2026, 17:11
G.M
Fotografi ilustruese.
Vetëm 250 prej tyre do të bëhen pjesë e përbërjes së re të Kuvendit të Serbisë dhe ...
Bota
11 Tetor 2026, 16:54
G.M
Donald Tusk
POLONI- Autoritetet polake janë vënë në gatishmëri pas marrjes së informacioneve për një sulm të ...
Bota
11 Tetor 2026, 16:25
G.M
Ngushtica e Hormuzit
IRAN- Një tanker nafte është goditur nga një predhë e paidentifikuar teksa po largohej nga Ngushtica e Hormuz...