‘Ukraina do të zhvillojë zgjedhje, nëse Rusia pranon një armëpushim të plotë për 60 ditë’. Ishte kjo deklarata e Volodimir Zelenskit në përgjigje të Donald Trump, i cili tha se udhëheqja në Kiev duhet të ndryshohet. Presidenti ukrainas i bëri thirrje homologut të tij amerikan të sigurojë angazhimin e Vladimir Putin për një armëpushim dy-mujor në Ukrainë.