web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Manchester City me ecuri perfekte, fiton me “tris” ndaj Liverpool

11 Tetor 2026, 19:32, Sport CNA

Manchester City me ecuri perfekte, fiton me “tris” ndaj Liverpool

Manchester City ka arritur një fitore të madhe me rezultatin 3-0 në transfertë përballë Liverpoolit në supersfidën e javës së gjashtë të Premier League.

Pjesa e parë e takimit në "Anfield" u mbyll me rrjeta të paprekura pas një loje të barabartë. Episodi i cili ndryshoi rrjedhën e lojës erdhi në minutën e 62-të, kur Ryan Gravenberch u ndëshkua me karton të kuq.

Skuadra e Enzo Marescas e shfrytëzoi menjëherë superioritetin numerik duke zhbllokuar sfidën tre minuta më vonë me anë të Erling Haaland.

“Qytetarwt” nuk u ndalën dhe dyfishuan shifrat me golin e sulmuesit Jeremy Doku. Mesfushori Rayan Cherki vulosi fitoren duke shënuar golin e tretë në minutën e 78-të.

Falë këtij triumfi bindës, Manchester City vazhdon ecurinë perfekte duke kryesuar renditjen me 18 pikë të plota.

Ndërkohë, Liverpooli mbetet prapa në tabelë duke zbritur në pozicionin e nëntë me vetëm 9 pikë.





Lajmet e fundit nga