Dita e 134-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë (VIDEO)
11 Tetor 2026 |
19:37
Qytetarë dhe aktivistë kanë dalë edhe këtë të dielë në protestën e radhës e cila hyri në ditën e saj të 134-të.
Si çdo pasdite, protestuesit u mblodhën në sheshin “Skënderbej” teksa bënë thirrjet si: “Ju erdhi fundi”, “Shqipëri e re”, “Rama jep dorëheqjen”, ”Rama në burg, Berisha në burg”, etj.
Pas grumbullimit në sheshin “Skënderbej”, protestuesit marshuan drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ku u ndalën përpara godinës së Kryeministrisë ku po vijojnë me thirrjet kundër qeverisë dhe me fjalime.
Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e Kryeministrit Edi Rama dhe e qeverisë aktuale. Si çdo protestë tjetër, pas fjalimeve protestuesit pritet të marshojnë në rrugët e Tiranës.
Lajme të Sugjeruara
Grupi Parlamentar i PS mbledhje të zgjeruar të mërkurën, zbardhet mesazhi për deputetët
Partia Socialiste do të zhvillojë të mërkurën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS dhe kabinetit qeveritar. Gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu ka...
Dhunohet varri i poetit Gëzim Medolli në Korçë, familjari: E qëllimtë
Varri i poetit Gëzim Medolli është dhunuar në varrezat publike të Korçës. Dëmtimi është konstatuar së fundmi nga i afërmi i tij, Artur Medolli, i...
Bllokohet përkohësisht hyrja e tunelit Tiranë-Elbasan, shkak një aksident (VIDEO)
Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të diele brenda tunelit Tiranë-Elbasan. Siç shihet edhe nga pamjet nga vendi i ngjarjes, përplasja mes dy...
- 19:26 Protesta në Bruksel, mijëra persona thirrje BE-së të ndërmarrë veprime për ndryshimet klimatike
- 19:20 Irani: Përgjigjja e SHBA ndaj propozimit tonë për të rihapur Hormuzin ishte e pamjaftueshme
- 19:12 Policia spanjolle largon 400 emigrantë nga kampi në Ceuta disa ditë para vizitës mbretërore
- 18:50 Grupi Parlamentar i PS mbledhje të zgjeruar të mërkurën, zbardhet mesazhi për deputetët
- 18:43 Po planifikonte një sulm kundër kryeministrit Tusk, arrestohet i dyshuari në Poloni
- 18:38 Përfshihet nga flakët powerbank-u në kabinën e bagazheve, aeroplani në Indi bën ulje emergjente (VIDEO)