Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha në një deklaratë të shkurtër të dielën se Rusia dhe Ukraina kishin rënë dakord të ndalonin sulmet ndaj infrastrukturës energjetike të njëra-tjetrës. “Do të hyjë në fuqi menjëherë, ekziston një ARMËPUSHIM ENERGJIK në Luftën midis Rusisë dhe Ukrainës. Të dyja palët kanë rënë dakord. Mos e prishni!” shkroi Tram në rrjetin e tij social Truth, pa dhënë detaje të mëtejshme. Trump deklaroi se Kievi ka pranuar të ndalojë goditjet ndaj rafinerive ruse të naftës, ndërsa Moska është zotuar të mos sulmojë më infrastrukturën energjetike dhe centraleve elektrike të Ukrainës. Deri tani, nuk ka pasur një konfirmim të pavarur apo deklaratë zyrtare të përbashkët nga vetë palët në konflikt. Përpara njoftimit të armëpushimit, Trump njoftoi se ka arritur një marrëveshje direkte me Putinin që Rusia të furnizojë tregun amerikan dhe atë global me naftë dizel (duke nisur me 300,000 tonë menjëherë). Kjo marrëveshje përfshin një lehtësim të përkohshëm të sanksioneve amerikane ndaj Moskës për të ulur çmimet rekord të karburanteve në SHBA. Presidenti ukrainas Zelensky e ka kundërshtuar marrëveshjen e naftës, duke e quajtur atë një "dhuratë për Putinin" dhe një investim që financon makinerinë ruse të luftës. Si përgjigje ndaj këtyre kritikave, Trump deklaroi publikisht se Zelensky po pengon paqen dhe sugjeroi se "është koha që Ukraina të ketë një president të ri" që mund të bëjë marrëveshje.