Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 134-t e protestës, qytetarët nisin marshimin në TIranë

VIDEO/ Aktivisti-Ramës: Shqipëria nuk është prona jote, jep dorëheqjen, ky popull nuk të do

20:23, 11/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në ditën e 134-t të protestës qytetare në Tiranë, një nga aktivistët ka kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës, duke e akuzuar për korrupsion, kapjen e shtetit dhe vendimmarrje në dëm të qytetarëve.

Gjatë fjalës së tij para protestuesve, ai deklaroi se prej më shumë se 4 muajsh qytetarët po qëndrojnë në shesh për të kundërshtuar atë që e cilësoi si një sistem të korruptuar dhe kleptokratik.

Ai u ndal te vendimet e fundit të Kuvendit për reformën territoriale, duke akuzuar deputetët e mazhorancës se kanë votuar kundër interesave të qytetarëve dhe protestave kundër shkrirjes së bashkive.

Ai u bëri thirrje qytetarëve të bashkohen në protestë, duke theksuar se qëndresa duhet të shoqërohet edhe me ide dhe propozime konkrete për ndryshimin e vendit.

‘Shqipëria nuk është prona e personale e Ramës! Prandaj, jep dorëheqjen sa më herët! Jep dorëheqjen sepse ky popull nuk të do!’, deklaroi aktivisti para protestuesve.

‘Përshëndetje të gjithëve!

Për shumë se, katër muaj e gjysmë ne jemi këtu në këtë shesh për të treguar qëndresën tonë kundër një sistemi dhe një regjimi të korruptuar dhe kleptokrat. Nuk ka asnjë surprizë për ne, për të gjithë ne që jemi këtu dhe që kemi qëndruar në këtë shesh, vendimet e fundit të atij parlamenti dhe deputetëve të cilët treguan se ata nuk kanë qenë dhe nuk janë përfaqësuesit tanë.

Se nëse do të ishin, ata nuk do të votonin në rresht kundër njerëzve të cilët protestuan në çdo qytet ku bashkitë po shkrihen. Kjo tregon edhe njëherë alarmin e madh se demokracia jonë është marrë peng dhe se shteti drejtohet nga një kryeministër që sillet si pronar.

Edi Rama e ka humbur qëllimin e vet dhe qëllimi i tij është siç e kemi thënë sa e sa herë në këtë vend. Ai nuk do t'ia dijë se çfarë ndodh me jetët tona. Ai nuk do t'ia dijë se çfarë ndodh me qytetarët e atyre qyteteve, por ai nuk do t'ia dijë se çfarë ndodh me qytetarin shqiptar në tërësi.

Kudo që ndodhet, si këtu dhe jashtë vendit. Prandaj, është e nevojshme që ne të bashkohemi për këtë qëllim të madh. Është e nevojshme që ndryshimet kushtetuese të bëhen në këtë vend si e vetmja formë dhe e vetmja mënyrë që ne të kthejmë sovranitetin dhe ne t'i zgjedhim drejtuesit tanë dhe jo Edi Rama!

Edi Rama tregoi, u tregoi të vetëve, sepse ne e kemi mbytur frikën, ne jemi këtu sepse ne nuk kemi frikë nga ky sistem. Madje, madje këtë e thonë edhe vetë socialistët, pavarësisht pozicionit të punës. Nuk ka shqiptar që nuk mendon se këtu ka ardhur momenti që Shqipëria të ndryshojë. Nuk ka shqiptar që s'e pranon këtë gjë!

As nga kjo politikë që kemi, e cila ka marrë peng vendin, as nga partia opozitare e cila, fatkeqësisht, fatkeqësisht nëse do të ishte opozitë e vërtetë s'do t'i kishte mbledhur njerëzit në shesh, mos të lejonte ajo masakra që u bë me territorin tonë, atë akt për të shpopulluar këtë vend. Ne duhet të qëndrojmë fort të mbrojmë atdheun tonë!

Edi Ramës i ka ardhur fundi dhe ai e di vetë këtë gjë. Prandaj kërkon të mbrojë vetveten. Ai e di se i ka ardhur fundi, dhe ne që sot kemi thirrur, në këto tre muaj, në këto katër muaj, dhe nëse do të duhet, ne do të qëndrojmë këtu dhe ne do ta rrëzojmë me çdo formë dhe me çdo mënyrë këtë kryeministër të korruptuar! Të ka ardhur fundi!

Vëllezër dhe motra, bashkohuni, bashkohuni dhe me ide. Jo vetëm me fjalime e me pankarta dhe me parrulla. Ka nevojë për ide. Ne jemi të hapur të bëjmë... ne jemi të gjithë si ata. Pavarësisht prezencës, e cila ndryshon, por ne këtu jemi dhe kemi me vete frymën e çdo shqiptari, si brenda vendit e jashtë Shqipërisë.

Ne jemi këtu dhe do të arrijmë ndryshimin. Ne jemi këtu për një Shqipëri të vërtetë, që t'u takojë atyre dhe jo një njeriu që sillet si pronar. Shqipëria nuk është prona e tij personale! Prandaj, jep dorëheqjen sa më herët! Jep dorëheqjen sepse ky popull nuk të do! Dhe ti e di mirë. Ti ke sjellë njerëzit e korruptuar aty... nuk i kemi sjellë ne.

Dhe duke e qartë, që ata deputetë votuan atë reformë, sepse nuk i kemi sjellë ne, se nëse do t'i kishim sjellë ne, ata do t'i kishin thënë kryetarit të partisë, 'mua më kanë sjellë njerëzit, populli im këtu dhe do ishin me ne', nuk do të ishin në rresht për të votuar ato reforma shpopulluese! Zoti ju bekoftë të gjithëve! Ju ka ardhur fundi!

Mos u dorëzoni, kurrë sepse ne do t'ia dalim të bashkuar! Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët kudo që janë!’, tha i riu në fjalën e tij në protestë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco