“Shqiptarët reaguan keq për videot intime të artistëve”, Dhamo: Ne cënuam privatësinë e tyre

11 Tetor 2026 | 20:40

Sociologia dhe pedagogia, Eris Dhamo e ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjanën në Euronews Albania ka folur për reagimin dhe ndikimin e teknologjisë lidhur me rastin e publikimit të videove intime në mediat sociale.

Dhamo u shpreh se reagimi shoqëror nuk ishte i duhuri dhe se u shkelën parimet bazë të etikës dhe moralit duke kaluar kufinjtë etikë. Ajo theksoi se diskutimet masive në grupe të vogla dhe kryesisht në mediat online u fokusuan në mënyrë të gabuar te jeta private e individëve, në vend që të kërkonin fajin se pse u bënë virale këto pamje.

“Ne nuk do merremi me çfarë ndodhi konkretisht, por ne duhet të merremi me si ne individët reagojnë ndaj ngjarjeve të tilla. Unë do të thosha reaguam shumë keq në një koncept të përgjithshëm shoqërorë.

E parë e punës. Ne nuk respektuam kufijtë etik. Kurioziteti është njerëzor dhe është normal. Po kemi ne etikë të vendosim veten në vendin e personazhit, kushdo qoftë personazhi edhe në thonjëza të mos cënonim dinjitetin e personazhit, masivisht edhe në grupe të vogla, aq më keq edhe në media, kryesisht në media online, diskutuam dhe u morëm me tërë jetën e personazheve të përfshira në marrëdhëniet e tyre private.

E kam fjalën me diskut kursin shoqëror, diskursi shoqëror nuk ishte konform, vlerave morale dhe etike të një shoqërie të emancipuar dhe të kulturuar. Ne nuk u morëm me faktin që çfarë është privatësia, sa e rëndësishme dhe e shenjtë është privatësia dhe sa unë si individ në ruajtjen e privatësisë. Dhe nuk u morëm me fajin me elementin tjetër. Kërkuam të fajësonin pse këta individë bënin këto që bënin dhe nuk ndaluam të themi që kush është faji që këto video u bënë virale”, tha ajo.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Aktorja e denoncoi”, Gjini: Viktima tregoi forcë, dha shembullin që duhet reaguar kur cënohesh

Gazetari, Flori Gjini i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjanën në Euronews Albania ka folur lidhur me videot intime të publikuara...
21:03 | 11/10/2026

Dita e 134-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë (VIDEO)

Qytetarë dhe aktivistë kanë dalë edhe këtë të dielë në protestën e radhës e cila hyri në ditën e saj të 134-të. Si çdo pasdite,...
19:37 | 11/10/2026

Grupi Parlamentar i PS mbledhje të zgjeruar të mërkurën, zbardhet mesazhi për deputetët

Partia Socialiste do të zhvillojë të mërkurën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS dhe kabinetit qeveritar. Gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu ka...
18:50 | 11/10/2026