Derbi kryeqytetas u mbyll me fitoren e Tiranës me rezultatin 1-3.
Ndeshja nisi me ritëm të lartë, me të dy skuadrat që treguan dëshirë të madhe që në fillim. Eurogoli i Redon Xhixhës ndezi festën bardheblu në shkallët e stadiumit, në minutën e shtatë.
Të kuqtë u përpiqën që të reagojnë dhe e bënë mjaft mirë diçka të tillë. Shtylla e Aliut ishte sinjal i qartë, ndërsa pak më vonë, Skuka shërbeu për Himallarin, i cili e kishte fare të thjeshtë të dërgonte topin në rrjetë.
Në pjesën e dytë, Tirana bën gjithçka mirë dhe fut në “kasafortë” 3 pikët me dy gola në çerek orëshin e fundit. Fillimisht Ilievski mposhti portierin kundërshtar, sakaq një penallti e përkthyer në gol nga Kish “vulosi” një herë e mirë fatet e këtij takimi.

