web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dritë në fund të tunelit! Vllaznia merr fitoren e parë në debutimin e trajnerit të ri

11 Tetor 2026, 20:45, Sport CNA

Dritë në fund të tunelit! Vllaznia merr fitoren e parë

Vllaznia ka regjistruar fitoren e parë të sezonit në Superiore, duke mposhtur Dinamon me rezultatin 1-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e gjashtë.

Kjo sfidë shënoi edhe debutimin e suksesshëm të trajnerit të ri të shkodranëve, Çaba Laszlo, i cili kthen shpresën në kampin kuqeblu pas një fillimi të vështirë kampionati.

Takimi u vendos nga një supergol i Edon Muratajt në minutën e 31-të, i cili realizoi me një gjuajtje të kalibruar nga distanca që goditi fillimisht shtyllën përpara se të përfundonte në rrjetë.

Në fraksionin e dytë, Dinamo u hodh në kërkim të barazimit dhe iu afrua golit me anë të Ruben Silva dhe Malomo, por mbrojtja vendase menaxhoi mjaft mirë avantazhin.

Tensioni nuk mungoi në minutat shtesë të takimit, ku kryeqytetasit protestuan për një penallti të në minutën e 93-të, por gjyqtari Koçi vijoi lojën.

Me këtë triumf, Vllaznia ngjitet në vendin e shtatë të klasifikimit me pesë pikë, duke lënë pas rezultatet zhgënjyese të javëve të para.

Nga ana tjetër, kjo ishte disfata e dytë sezonale për Dinamon, e cila mban vendin e tretë me 12 pikë të grumbulluara.

Në javën e ardhshme, shkodranët do të kenë një transfertë të vështirë përballë Egnatias, ndërsa dinamovitët do të presin Teutën në shtëpi.





Lajmet e fundit nga