Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Kumbaro me masa të reja për nëpunësit e arsimit: Nga veshja ekstravagante deri te përdorimi i celularëve, këto gjëra do të ndalohen

Shkruar nga Newsbomb
Kumbaro me masa të reja për nëpunësit e arsimit: Nga veshja
Ministrja për Arsimin dhe Sportin, Mirela Kumbaro

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro ka miratuar së fundmi Kodin e Etikës, ku mësohet se të gjithë nëpunësve u duhet të mësojnë rregullat e sjelljes brenda dhe jashtë institucionit, në mënyrë që të mos cënohet imazhi i institucioneve.

“Nëpunësit e institucionit duhet të garantojnë se të gjitha asetet, mjetet e punës, infrastruktura teknologjike dhe bazat e të dhënave zyrtare përdoren ekskluzivisht për përmbushjen e detyrave funksionale dhe në shërbim të interesit publik. Për të siguruar paanshmërinë politike dhe integritetin e institucionit, këto burime nuk mund të vihen në dispozicion të aktiviteteve gjatë fushatave elektorale.”, shkruhet në dokumentin e siguruar nga Top Channel.

Përgjatë Kodit të ri të Etikës theksohet gjithashtu se nuk do të pranohet veshja ekstravagante, sportive apo makiazh i tepruar. Po ashtu bëhet me dije se nëpunësi nuk duhet të mbajë veshje, simbole ose elemente përmes së cilave shfaqin bindje politike.

Më tej nënvizohet se sjellja nuk duhet të udhëhiqet nga interesat private apo nga ndikimi politik gjatë proceseve vendimmarrëse.Gjiashtu nëpunësi duhet të kërkojë përjashtimin kur konstaton konflikt të mundshëm interesi.

Një tjetër pikë në Kod është sinjalizimi i korrupsionit, ku do të garantohet mbrojtja e konfidencialitetit të nëpunësit që raporton shkelje të ligjit gjatë detyrës.

“Nëpunësit i ndalohet të kërkojë ose të pranojë drejtpërdrejt ose tërthorazi dhurata, shpërblime, favore, ose cfarëdo përfitimi tjetër, si dhe premtime për përfitime, për veten ose për persona të lidhur me të, kur ato ndikojnë ose mund të ndikojnë, apo krijojnë perceptimin se ndikojnë, në paanshmërinë e ushtrimit të detyrës ose përbëjnë, apo mund të perceptohen si shpërblim për kryerjen e saj”.

Përgjatë të njëjtit dokument theksohet se edhe gjatë mbledhjeve me Ministrin, Sekretarin e Përgjithshëm, drejtuesit e tjerë, telefoni duhet të jetë i fikur ose në modalitet pa zë, përveç rasteve kur përdorimi i tij është autorizuar nga drejtuesi i mbledhjes.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese