LIVE UPDATES
Sport

Zgjohet Vllaznia në “Loro Boriçi”, Murataj godet nga distanca dhe rrëzon Dinamon

Shkodranët sigurojnë fitoren e parë të sezonit me një gol spektakolar të Edon Muratajt. Kuqeblutë mposhtin 1-0 Dinamon dhe mbrojnë me sukses avantazhin, pavarësisht presionit të kryeqytetasve në pjesën e dytë.

11 Tetor 2026, 21:01 Nga DOSJA

Zgjohet Vllaznia në “Loro Boriçi”, Murataj godet nga

SHKODER - Vllaznia më në fund gjen fitoren e parë të sezonit. Skuadra shkodrane ka mposhtur 1-0 Dinamon në një përballje të luftuar, ku një goditje e bukur e Edon Muratajt bëri diferencën. Kuqeblutë shfrytëzuan momentin e tyre në pjesën e parë dhe më pas treguan qëndrueshmëri në mbrojtje, duke i rezistuar përpjekjeve të dinamovitëve për të rikthyer baraspeshën.

Sinjalet e para të rrezikut nga Vllaznia erdhën përpara golit. Në minutën e 28-të, Murataj shërbeu bukur për Balajn, por ky i fundit nuk arriti ta dërgonte topin në kuadrat. Pak më herët, një kundërsulm i shkodranëve, i ndërtuar nga kombinimi mes Qatos dhe Balajt, nuk u konkretizua.

Tri minuta pas rastit të Balajt, Vllaznia gjeti avantazhin. Në minutën e 31-të, Edon Murataj provoi nga distanca me një goditje të kalibruar, që u përplas në shtyllë përpara se të përfundonte në rrjetë. Një realizim spektakolar i mesfushorit, që i dha skuadrës së tij epërsinë dhe u kthye në momentin vendimtar të takimit.

Në pjesën e dytë, Vllaznia kërkoi të dyfishonte shifrat. Në minutën e 50-të, Qato provoi nga distanca, por portieri Teqja reagoi mirë dhe ndali goditjen. Dinamo u përpoq të përgjigjej dhe të merrte kontrollin e lojës, duke kërkuar hapësira në mbrojtjen shkodrane.

Në minutën e 56-të, Ruben Silva provoi me një goditje pas kthesës brenda zonës, por topi përfundoi mbi traversë. Mundësia më e rrezikshme për barazimin erdhi në minutën e 69-të, kur Malomo goditi drejt portës, por tentativa e tij u devijua dhe përfundoi në goditje këndi.

Me kalimin e minutave, Dinamo shtoi presionin dhe kërkoi me ngulm golin e barazimit. Trajnerët ndërhynë me zëvendësime për të ndryshuar rrjedhën e lojës, por Vllaznia u tregua e organizuar dhe nuk lejoi që avantazhi t’i rrëshqiste nga duart.

Në fund, goli i Muratajt rezultoi i mjaftueshëm për t’u dhënë shkodranëve tri pikët e para të sezonit. Një sukses me rëndësi për Vllazninë, që merr frymë më lirshëm dhe fiton besim për ndeshjet e ardhshme, ndërsa Dinamo largohet me keqardhjen për rastet e pashfrytëzuara dhe mundësinë e humbur për të marrë pikë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Çfarë po ndodh? Bllokohet hyrja e tunelit Tiranë-Elbasan, policia në vendngjarje

Çfarë po ndodh? Bllokohet hyrja e tunelit Tiranë-Elbasan, policia në vendngjarje

Humb jetën shënjestra Beqir Devolli, dyshohet se merrej me trafik droge në Greqi

Rama zbulon çfarë ëndërron të bëjë pas largimit nga detyra: Të shkëputem nga rrjetet sociale

Aksidenti i rëndë në Selanik! Shqiptari i dehur humbet kontrollin e makinës dhe përfundon...

Sherr dhe flakadanë para derbit të kryeqytetit, përplasen tifozët e Partizanit dhe Tiranës

Zbulohet në Tiranë magazina ku modifikoheshin makinetat kontrabandë të lojërave të fatit

Berisha: Rama ka përdorur Vlora Hysenin në funksion të survejimit të kundërshtarëve të tij brenda PS

Berisha: 100 bashkitë e premtuara do bëhen realitet

Regjistrimet e Agasit/Berisha:Edhe Rama është i filmuar në një video,por ai nuk turpërohet nga asgjë

Kundërshtoi ‘Territorialen’ por votoi pro, Erion Braçe: Foli Edi Rama me mburrjen e tij fyese

"E pranoi edhe Rama në mbledhje"/ Braçe flet për 'Territorialen': Nuk është reformë, por vizatim

"Ti i vizaton listat si do"/ Braçe i kthehet Ramës: Punën ma kanë dhënë 25 mijë njerëz

Braçe: Rama është i dashuruar me pushtetin dhe fuqinë që i jep

Rama e kërcënoi me përjashtim, Braçe: Kam prishur një plan të poshtër brenda politikës

Braçe komenton përplasjen me Ramën: Dhuna e disiplinës është deformim antidemokratik!

Braçe i përgjigjet Ramës: Trego cilat janë ‘duart e pista’ që më paskan ndikuar

Kundërshtoi ‘Territorialen’ por votoi pro, Erion Braçe: Foli Edi Rama me mburrjen e tij fyese

Ambasadori i SHBA-ve Eric Wendt zbarkon në SPAK, i shkon në zyrë Klodian Brahos dhe Joni Ketës

Berisha: Bënë pazare me njëri-tjetrin e në fund shkuan e votuan me 85 vota një akt që...

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, protesuesit marshojnë në rrugët e Tiranës

132 ditë protestë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Poshtë narkoshteti

Tragjedi në Gjilan! Burri vret bashkëshorten dhe një person tjetër, vetëdorëzohet në polici

Rama paralajmëron administratën publike: Do kalojnë në testime, të rriten në karrierë sipas meritës

Rama: Javën e ardhshme krijojmë Ministrinë e Administratës Publike, do të drejtohet nga Adea Pirdeni

Rama prezanton reformën për administratën e Shqipërisë 2030: Përzgjedhja e nëpunësve, sipas meritës

Reforma "Shkalla e Meritës"/ Rama: Merita duhet të jetë kushti për karrierën në...

Kryeministri Rama prezanton reformën “Shkalla e Meritës” : Administrata t’u përshtatet reformave...

Berisha: PD do të shfrytëzojë çdo hapësirë ligjore

Kishin hapur exchange pa licencë/Ekzekutohen masat e sigurimit për 14 persona! 11 në 'arrest shtëpie

Berisha: PD do vazhdojë çdo betejë ligjore kundër ekzekutimit të 15 bashkive

Berisha: Deputetët ranë tek këmbët e Padrinos dhe të narko-trafikantit Taulant Balla

Operacioni në Lezhë/ Zbardhen EMRAT e tre të arrestuarve, u kapën të armatosur dhe me skafandra!

Berisha: Mandatet e krimit u hodhën si shigjeta kundër qytetarëve të 15 bashkive!

Balla-opozitës: Nuk ka prova për hetim parlamentare, rrezik për mbivendosje ndaj SPAK

Reshjet e shiut Lezhë, ndërpritet energjia elektrike

Reshje intensive shiu, rrugët në Vlorë nën ‘pushtetin’ e ujit

Kaos nga moti i keq, mbi 30 fshatra në Fier, Patos dhe Mallakastër pa energji elektrike

Përmbytet Durrësi, rrugët mbulohen nga uji, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Berisha-Sinajt: Brenda 3 ditësh u shndërrove në eunuk!

Balluku mbërrin në Kuvend për të votuar "Territorialen", Bardhi hedh ujë në drejtim të saj

Rama terror deputetëve, Braçe, Sinaj e Spiropali në rresht për një pro Territoriales

Tensionet në Kuvend/ Bardhi qëllon Ramën me bidonin e ujit, Balliu e godet me vezë: O plehre

‘Territorialja’ miratohet në Kuvend me 85 vota/ Opozita bllokon foltoren

Nga deklaratat e forta kundër, tek votimi pro/ Braçe pas miratimit të reformës territoriale

Berisha ironizon Spiropalin: Fjalimin shoqëroje me votë ndryshe do regjistrohesh si hipokrite

Dule në Kuvend: Deputetët e PS nuk kanë parasysh interesat e vendit, janë të shantazhuar nga...

Spahia: Është një copëtim i hartës territoriale për interesa të Edi Ramës, ai ka frikë nga vota...

Spiropali paralajmëron votën kundër: Nuk është kjo reforma që duhet, nuk jemi kartonë këtu

Berisha: Nesër do të ngremë shtyllat e turpit dhe do të shkruajmë me gërma të zeza emrat...

Korreshi me tone ironike në Kuvend: Ça reforme doni ju, kallami është bërë si hu nëpër parcela