134 ditë protestë kundër qeverisë/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, thirrje: Qeveri e krimit, qeveri e drogës
Protesta qytetare/ Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës: Arrestoni Ramën 11 Teto...
Protesta qytetare/ Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës: Arrestoni Ramën 11 Teto...
Përshkallëzohet situata në Lindjen e Mesme/ Rebelët Huthi paralajmërojnë: Shmangni hapësirën ajrore t&eu...
Atentati me shpërthim në Gjirokastër/ Policia: 45 vjeçari ndërroi jetë gjatë transportimit drejt Tiranë...
VIDEO/ Shpërthen në ecje makina në Gjirokastër, policia nis hetimet 10 Tetor, 22:12 EMRAT+PAMJET/ Shpë...
Bardheblutë triumfojnë 1-3 në derbin e parë të sezonit në “Air Albania”. Xhixha zhbllokoi sfidën, ndërsa Ilievski dhe Kish vendosën fatin e ndeshjes në minutat e fundit, duke i dhënë Tiranës një fitore të madhe përballë rivalit historik.

TIRANE - Kryeqyteti ngjyroset bardheblu në javën e 6-të të Superiores! Tirana ka fituar derbin e parë të sezonit ndaj Partizanit, duke triumfuar me rezultatin 1-3 në “Air Albania”. Në një përballje të luftuar, me emocione, raste të shumta dhe dy shtylla të goditura nga të kuqtë, skuadra bardheblu bëri diferencën në fundin e takimit, duke shfrytëzuar më mirë momentet vendimtare të ndeshjes.
Derbi nisi me ritëm të lartë dhe me Tiranën që goditi që në minutat e para. Në minutën e 7-të, Redon Xhixha provoi nga distanca dhe me një goditje të fuqishme mposhti portierin Qirko, duke kaluar bardheblutë në avantazh. Një fillim ideal për Tiranën, që mori zemër nga goli i hershëm, por Partizani nuk u dorëzua dhe nisi të kërkonte reagimin.
Të kuqtë iu afruan barazimit në minutën e 15-të, kur Aliu goditi shtyllën. Partizani vijoi të këmbëngulte dhe gjeti shpërblimin në minutën e 36-të. Skuka depërtoi nga krahu i djathtë dhe shërbeu për Himallarin, i cili e dërgoi topin në rrjetë, duke rikthyer baraspeshën në 1-1. Pjesa e parë u mbyll me shifrat e barabarta, duke lënë gjithçka të hapur për fraksionin e dytë.
Pas pushimit, Tirana u shfaq më kërkuese dhe provoi të gjente golin e avantazhit. Hazrollaj rrezikoi menjëherë pas rifillimit, ndërsa Daci ishte pranë realizimit me një goditje me kokë që përfundoi pak mbi traversë. Megjithatë, edhe Partizani pati mundësitë e tij. Në minutën e 52-të, Aliu goditi sërish shtyllën, duke i mohuar të kuqve golin e dytë dhe duke mbajtur ndeshjen të hapur.
Ilievski dhe Kish vendosin derbin në minutat e fundit
Kur sfida dukej se po shkonte drejt një përfundimi të paparashikueshëm, Tirana goditi në minutën e 79-të. Pas një kombinimi të bukur me Kishin, Ilievski u gjend përballë Qirkos dhe me një goditje të fuqishme dërgoi topin në rrjetë, duke kaluar bardheblutë në avantazh 1-2. Një gol që ndryshoi atmosferën në fushë dhe i dha Tiranës besimin për të kërkuar edhe më shumë.
Vetëm pak minuta më vonë, bardheblutë gjetën edhe golin e sigurisë. Në minutën e 83-të, Hazrollaj u rrëzua në zonë pas ndërhyrjes së Janjevës dhe gjyqtari Xhaja akordoi penallti. Nga pika e bardhë, Kish u tregua i saktë në minutën e 85-të, duke mposhtur Qirkon dhe duke çuar rezultatin në 1-3.
Në minutat e mbetura, Partizani nuk arriti të gjente forcën për të reaguar, ndërsa Tirana administroi avantazhin deri në vërshëllimën përfundimtare. Pas një pjese të parë të ekuilibruar, bardheblutë shfrytëzuan më mirë rastet në fund dhe siguruan një fitore me peshë në derbin e kryeqytetit.
Tirana e nis kështu me një triumf të rëndësishëm përballjen e parë sezonale me rivalin historik. Për tifozët bardheblu, fitorja 1-3 në “Air Albania” është më shumë se tri pikë: është një derbi i fituar me karakter dhe efikasitet, që i jep skuadrës arsye të forta për të festuar. Partizani, nga ana tjetër, do të ketë keqardhjen për rastet e humbura dhe dy goditjet në shtyllë, që nuk mjaftuan për të shmangur humbjen.
B.T (Dosja.al)
ANGLI - Manchester City ka pushtuar Anfieldin, duke i dhënë një goditje të fortë Liverpoolit me një fitore të pastër 3...
ITALI - Milani nuk arrin të rikthehet te fitorja dhe largohet nga transferta ndaj Sassuolos me vetëm një pikë. Në javën e gjasht...
LAC - Kampionët nuk falin në transfertë! Egnatia mposht Laçin në minutat e fundit, dy gola "flasin" rrogozhinasit Egnatia ka sigurua...
TIRANË – Prej vitesh, federatat sportive në Shqipëri, nga futbolli te basketbolli, kanë kërkuar me ngulm miratimin e një k...
TIRANE - Derbi i kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës është kryefjala e futbollit shqiptar këtë të diel, por atmosfera &eum...
SPANJE - Federata Spanjolle e Futbollit ka bërë publike audion e komunikimit mes arbitrave të dhomës së VAR-it dhe gjyqtarit kryes...
TIRANE - Tef Prela është një emër që lidhet me një periudhë të rëndësishme të historisë së ar...
SPANJE - Trajneri i Getafes, Jose Bordalas, e ka mbështetur Lamine Yamal për të fituar “Topin e Artë”, duke lavdëruar aft...
PORTUGALI - E ardhmja e Cristiano Ronaldos me kombëtaren portugeze mund të marrë një kthesë të re. Në një moment kur m...
ANGLI - Çështja e 115 akuzave për shkelje të dyshuara të rregullave financiare ndaj Manchester Cityt vazhdon të mbajë n&e...