web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fitoi derbin, trajneri i Tiranës: E merituam, ishim më të mirët

11 Tetor 2026, 21:12, Sport CNA

Fitoi derbin, trajneri i Tiranës: E merituam, ishim më të

Trajneri i Tiranës, Dean Klafuric, është shfaqur mjaft i lumtur pas fitores së arritur në derbin e kryeqytetit përballë Partizanit.

Në deklaratën e dhënë pas përfundimit të sfidës, tekniku kroat e cilësoi këtë triumf si tërësisht të merituar. Ai përgëzoi futbollistët e tij për karakterin e treguar në fushë dhe falënderoi tifozët bardheblu për mbështetjen.

Klafuric pranoi se skuadra kishte disa vështirësi taktike në pjesën e parë me zbatimin e presingut të lartë.

“Padyshim është sukses shumë i rëndësishëm për ne. Jemi të lumtur që fituam këtë ndeshje, jam i lumtur dhe pikë së pari dua të përgëzoj lojtarët dhe fansat, që na mbështetën. Atmosfera ishte e mrekullueshme. Ishte derbi i parë dhe jam shumë i lumtur që isha pjesë e tij. Jam i lumtur për këdo në klub, lojtarë, stafin, pjesëtarët e klubit që punojnë këtu dhe gjithashtu sidomos për fansat tanë. Jo vetëm këtu në Tiranë e Shqipëri, por edhe në Kroaci se e di që Tirana ka tifozë edhe në vendin tim.

Në luajtëm në presing të lartë por e ndryshuam. Gjithashtu edhe për shkak të taktikës së kundërshtarëve dhe mënyrën se si luajtën. Është logjike kur si trajner kur zgjedh formacionin, fillimisht duhet të shohësh profilin e lojtarëve të tu. Nuk ishte vendimi im, deshëm të luanim në presing të lartë dhe nuk e bëmë shumë mirë. Kjo ishte arsyeja pse u duk sikur luajtëm në bllok të mesëm. Ishte gabimi ynë. Megjithatë ishim ekipi më i mirë në fushë edhe në pjesën e parë. Kur Partizani shënoi, ishte gabim individual i lojtarëve, nuk është se po luanin më mirë ato në ato momente.

Largimi i Vitijas? I verdhi është një nga arsyet e ndërrimit, pastaj në atë moment vendosa se Vitija nuk ishte në moment të mirë për këtë ndeshje. Ai është lojtar i mirë por nuk luajti mirë në pjesën e parë dhe mori të verdhë, e vendosa ta ndërroja”, tha Klafuriç për RTSH pas derbit.





Lajmet e fundit nga